Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.52-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pasi që lexova nga hafidh Ebul-Hasan bin el-Kattan el-Fasi1 (rahimehullah) në librin e tij të çmuar dhe të pakrahasueshëm “en-Nadhar fi Ahkam-in-Nedhar”. Ndërsa unë shkruaja parathënien e botimit të ri të këtij libri, lexova këtë që vijon:
“Tradita që ne kemi për qëllim është tradita e atyre, në mesin e tyre të cilët Kurani është shpallur, e kumtuan legjislacionin e profetit (salAllahu alejhi ue selem), e përjetuan atë dhe ata që e përqafuan atë prej tyre. Nuk ka të bëjë me gratë dhe të tjerët që zbuluan trupat dhe auretet e tyre.”2
Ibn Abbasi, sahabët e tjerë, pasuesit dhe interpretuesit e Kuranit shpjeguan këtë traditë, kur shpjeguan ajetin:
إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
”…përveç asaj që është e dukshme…”
Do të thotë ajo që ishte e zakonshme dhe e pranuar kur ajeti u shpall. Kështu nuk është e lejuar për të kundërshtuar interpretimin e tyre me anë të shpjegimit të Ibn Mesudit, që nuk u pasua nga ndonjë sahabi tjetër. Kjo për shkak të dy arsyeve:
1 – Ai përmendi rrobat në mënyrë të pakufizuar. Askush tjetër nuk ka thënë kështu. Ky interpretim përfshinë rrobat e saj që i vesh në shtëpi që i përkasin zbukurimit të saj. Kështu, Allahu kishte për qëllim vetëm rrobat e saj të jashtme që shfaqen kur del nga shtëpia.
2 – Edhe pse disa fanatikë me pasion e pranojnë interpretimin e tij, ai nuk përputhet me pjesën tjetër të ajetit:
وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ
“…dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre…”
Zbukurimi i parë, sipas këtij shpjegimi është zbukurimi i dytë. Sipas arabishtes, një fjalë e përsëritur në formë të caktuar sugjeron të njëjtën gjë. Në këtë rast, baballarëve dhe të gjithë të tjerëve të përmendur në ajet u lejohet të shohin vetëm rrobat e gruas që i vesh në shtëpi. Prandaj, Ebu Bekr el-Xhesas (rahimehullah) ka tënë:
“Interpretimi i Ibn Mesudit që ajeti do të thotë rroba është i pakuptimtë. Ajeti trajton zbukurimet, do të thotë pjesët e trupit në të cilat vishen zbukurimet. A nuk e kupton se asaj i lejohet t’ia tregojë stolitë e saj burrave për sa kohë që ajo nuk i bart ato? Përgjatë kësaj e dimë se ajeti flet për pjesët e trupit mbi të cilat janë stolitë. Ai më pas tha:
وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ
“…dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre…”
Do të thotë pjesët e trupit mbi të cilat janë zbukurimet. Për të interpretuar ajetin si rroba, është përkatësisht e pa kuptimtë, pasi që kjo do të thotë se për të parë rrobat e saj që bartë është sikurse ti shohim ato kur ajo nuk i ka të veshura ato.”3
1 Edh-Dhehabi e përshkroi atë si:
“Shejkh, Imam, Alameh, Hafidh, kritikues, lexues Kurani, gjykatës …” (Sijer A’lam-in-Nubela (22/306))
2 En-Nadhar Fi Ahkam-in Nadhar (2/14 – dorëshkrim).
3 Ahkam-ul-Kuran (3/316).