Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

70.Allahu do të shikohet me sy

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 79-80
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

55 – Sikurse thuhet në librin e Zotit tonë:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

“Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë, që Zotin e tyre e shikojnë.” 1

56 – Do të thotë ashtu sikurse Allahu (te ala) dëshiron dhe di.

SHPJEGIMI

Ky ajet tregon qartë se shikimi i Allahut do të jetë me sy sepse këtu përmendet parafjala (إِلَى). Pra janë sytë që do të shikojnë. Mutezilitë thonë se (إِلَى) është në shumës dhe d.m.th mirësitë. Me fjalë të tjera shikimi do të jetë për tek mirësitë dhe begatitë e Zotit të tyre. Me këtë shtrembërim që ata i bëjnë kuptimit të kësaj parafjale qesh çdo njeri me logjikë pasi parafjala nuk merr numër shumës.

Autori (rahimehullah) tha:

“Do të thotë ashtu sikurse Allahu (te ala) dëshiron dhe di.”

Pra shpjegimi i ajetit:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

“Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë, që Zotin e tyre e shikojnë.”

Duhet kuptuar ashtu siç dëshiron Allahu, domethënë që shikimi do të bëhet me sy dhe jo sipas shpjegimit të bidatçive.


1 75:22-23

Shpërndaje: