Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 109-110
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Ehlu-us-Sunneti dhe Xhemati dryshe nga Khauarixhët ata nuk bëjnë tekfir mbi muslimanët që bien në kundërshtime dhe mëkate të mëdha. Vëllazëria në besim mbetet pavarësisht mëkateve.
Allahu (subhaneh) ka thënë:
فَمَنْ عُفِيَ لَهُ مِنْ أَخِيهِ شَيْءٌ فَاتِّبَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ وَأَدَاء إِلَيْهِ بِإِحْسَانٍ
“Por nëse vrasësi falet nga vëllai (ose të afërmit e tij) i viktimës kundrejt pagesës (si shlyerje) së gjakut, atëherë duke iu përmbajtur kësaj me ndershmëri, edhe pagesa e shlyerjes së gjakut trashëguesit të viktimës duhet të bëhet me ndershmëri.”1
وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
“Dhe në qoftë se dy palë nga mesi i besimtarëve bien në luftë, atëherë vendosni paqe mes tyre. Por në qoftë se njëra prej tyre e sulmon tjetrën, atëherë luftoni të gjithë atë palë që vërsulet me të padrejtë, derisa të veprojë në përputhje me urdhërimin e Allahut. Pas kësaj në qoftë se pajtohet, atëherë vendosni paqe mes tyre me drejtësi dhe jini të paanshëm. Vërtet që Allahu i do ata që janë të paanshëm. Padyshim që besimtarët janë vëllezër. Kështu pra, bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të mund të fitoni mëshirën e Tij.”2
Ehlu-us-Sunneti dhe Xhemati ndryshe nga Mutezilitë, ata nuk e mohojnë plotësisht besimin e mëkatarit musliman. Ata nuk e gjykojnë atë për qëndrim të përhershëm në zjarr sepse mëkatari përfshihet në emrin absolut të besimit. Për shembull, Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَن قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَئًا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُّؤْمِنَةٍ
“Ai që vret besimtarin pa dashje, urdhërohet që ai (vrasësi) të lirojë një rob besimtar.” 3
Ndonjëherë ai nuk përfshihet në emrin absolut të besimin. Për shembull, Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.”4
Përveç kësaj, profeti ﷺ ka thënë:
“Zinaqari nuk është besimtar kur bën zina. Alkoolisti nuk është besimtar kur pi. Hajduti nuk është besimtar kur vjedh dhe ai që grabit me dhunë pasuri të madhe në sy të njerëzve nuk është më besimtar.” 5
Ne besojmë se ai është besimtar me besim të mangët apo besimtarë me aq besim që ka, mëkatarë me aq mëkate që ka. Prandaj as nuk i jepet emri besimtar absolut, e as nuk i mohohet tërë besimi.
Shpjegimi
Nga besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se ata nuk e mohojnë tërësisht besimin e mëkatarit musliman. As nuk e gjykojnë atë për qëndrim të përhershëm në zjarr. Khauarixhët e mohojnë besimin e tij, ndërsa Mutezilitë e gjykojnë atë me qëndrim të përjetshëm në xhehenem. Nganjëherë mëkatari përfshihet në besim në mënyrë të përgjithshme. Për shembull, Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَن قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَئًا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُّؤْمِنَةٍ
“Ai që vret besimtarin pa dashje, urdhërohet që ai (vrasësi) të lirojë një rob besimtar.”
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe jini me ata që janë të vërtetë (në fjalë e në vepra).”6
Ata përfshihen me besimtarët kur thërriten me emrin besimtarë. Ndërsa, ata nuk përfshihen tek besimtarët kur besimtarët lavdërohen. Për shembull, ata nuk përfshihen në fjalët e Allahut (xhele ue ala):
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.”
Ata për shembull, nuk përfshihen në fjalët e profetit ﷺ fjalët e tij:
“Zinaqari nuk është besimtar kur bën zina. Alkoolisti nuk është besimtar kur pi. Hajduti nuk është besimtar kur vjedh dhe ai që grabit me dhunë pasuri të madhe në sy të njerëzve nuk është më besimtar.”
Kështu ne e dimë se besimtari i plotë nuk përfshihet në gjykimin e të qortuarve, për dallim nga besimtari i mangët. Profeti ﷺ ka thanë:
“Zinaqari nuk është besimtar kur bën zina. Alkoolisti nuk është besimtar kur pi. Hajduti nuk është besimtar kur vjedh, dhe ai që grabit me dhunë pasuri të madhe në sy të njerëzve nuk është më besimtar.”
Kjo do të thotë se besimi i tij është mangësuar. Se ai nuk bën vepra të tilla kur ai është besimtar, ka për qëllim besimin e plotë. Prandaj mëkatarët përjashtohen nga besimtarët e plotë.
Gjithashtu është e mundur që vetëm muslimani përmendet me emër të besimit. Pra mëkatari përfshihet në fjalët e Allahut (te ala):
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقُولُواْ رَاعِنَا وَقُولُواْ انظُرْنَا وَاسْمَعُوا ْوَلِلكَافِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ
“O besimtarë! Mos thoni: “Rá‘iná”7, por thoni: “Undhurná!
“Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.” 8
إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ
“Padyshim se feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.” 9
Edhe mëkatari dhe të tjerët përfshihen nga fjalët e profetit ﷺ:
“Muslimani është vëllai i muslimanit.”
Por mëkatari nuk përfshihet në rastet e lavdërimit të besimtarit, ndryshe nga besimtari i plotë. Për shembull, Allahu (te ala) ka thënë:
فَمَنْ عُفِيَ لَهُ مِنْ أَخِيهِ شَيْءٌ فَاتِّبَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ وَأَدَاء إِلَيْهِ بِإِحْسَانٍ
“Por nëse vrasësi falet nga vëllai (ose të afërmit e tij) i viktimës kundrejt pagesës (si shlyerje) së gjakut, atëherë duke iu përmbajtur kësaj me ndershmëri, edhe pagesa e shlyerjes së gjakut trashëguesit të viktimës duhet të bëhet me ndershmëri.”
Allahu e quajti atë “vëlla” edhe pse ai është vrasës. Allahu gjithashtu tha:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
”Besimtarët janë vëllezër.”10
Megjithëse sulmuan njëri-tjetrin, Allahu i quajti “vëllezër”.
Si përfundim, mëkatari përfshihet në besimin jo gjithëpërfshirës si në:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقُولُواْ رَاعِنَا وَقُولُواْ انظُرْنَا وَاسْمَعُوا ْوَلِلكَافِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ
“O besimtarë! Mos thoni: “Rá‘iná”, por thoni: “Undhurná!
– “Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.”
dhe:
وَمَن قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَئًا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُّؤْمِنَةٍ
“Ai që vret besimtarin pa dashje, urdhërohet që ai (vrasësi) të lirojë një rob besimtar.”
Kjo nuk përfshinë besimin e plotë ku poseduesi i saj lavdërohet:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
“E besimtarë janë vetëm ata të cilët kur përmendet Allahu ndjejnë frikë në zemrat e tyre dhe kur u lexohen ajetet e Tij (Kur’ani), ato ua shtojnë edhe më shumë besimin; dhe ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre.”
dhe
“Zinaqari nuk është besimtar kur bën zina.”
Besimi i tij i plotë u zhduk me mëkatin e tij. Prandaj ai konsiderohet vetëm si musliman, besimtar me një besim të mangët ose besimtar me besimin e tij, mëkatar me mëkatin e tij të madh. Ai nuk quhet plotësisht “besimtar”, as nuk është plotësisht i privuar nga besimi i tij. Në këtë mënyrë refuzohen Mutezilitë dhe Khauarixhët. Kështu, besimtari i përmbahet besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në këtë çështje madhështore në të cilën shumë kanë devijuar dhe gabuar.
1 El-Bekare 2:178.
2 El-Huxhurat 49:9-10.
3 En-Nisa, 4:92.
4 El-Enfal 8:2.
5 Bukhari (2475) dhe Muslimi (57).
6 Teube 9:119.
7 Në këtë ajet Allahu na urdhëron të bisedojmë me njerëzit me fjalë të sinqerta, të mira, pa hipokrizi dhe që nuk kanë përmbajtje fyese. Fjala râina e përmendur në ajet në gjuhën arabe do të thotë “na dëgjo” ose “na shiko me respekt”, por në hebraishten-arabe të shekullit të shtatë ishte fyerje me kuptimin “O i keqi ynë”.
8 El-Bekare 2:104.
9 Al-Imran 3:19.
10 Bukhari (2442) dhe Muslimi (2580).