Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

93.Shprehjet e teshehudit – Teshuhdi i Ibn Mesudit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 140-141

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti ia mësoi sahabëve disa shprehje të ndryshme të teshehudit:

1 – Teshehudi i Ibn Mesudit

Ibn Mesudi ka thënë:

”I dërguari i Allahut e kapi dorën time me të dy duart e tij dhe ma mësoi teshehudin sikurse ai më mësonte një sure nga Kurani:

التحيات لله، و الصلوات و الطيبات، السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته، السلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمداً عبده و رسوله.

”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takon Allahut. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi ty, o profet! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë të Allahut [kur lexohet kjo, kjo përfshin të gjithë robërit e drejtë në qiell dhe në tokë]. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”

Kështu thoshim kur ai  ishte mes nesh. Pasi ai vdiq, ne thamë:

السلام على النبي

”Selamet qofshin mbi profetin.”1


1 Bukhari, Muslimi, Ibn Ebi Shejbeh (2/90/1), Es-Serraxh dhe Ebu Ja’la në “El-Musned (2/258)”. Kjo është përmendur në “El-Irua (321)”. Fjalët e Ibn Mesudit ”Kështu thoshim kur ai ka jetuar mes nesh. Pasi ai vdiq, ne thamë:

السلام على النبي

”Selamet qofshin mbi profetin.”

do të thotë se sahabët -radijAllahu anhum- thoshin në teshehudin e parë gjatë jetës së profetit :

السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته

”Selamet dhe salavatet e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ty, o profet!”

Pasi ai kishte vdekur, ata ndryshuan formulimin, duke thënë:

السلام على النبي

”Selamet qofshin mbi profetin.”

Kjo duhet të ketë qenë dëgjuar nga profeti . Kjo gjithashtu mbështetet nga ajo se Aishah -radijAllahu anha- ua mësonte njerëzve teshehudin në këtë formë:

السلام على النبي

”Selamet qofshin mbi profetin.”

(Es-Saraxh në “El-Musned (2/1/9)” dhe El-Mukhlis në “El-Faua’id (1/54/11)” me dy zinxhir autentik përmes saj)

Hafidh Ibn Haxheri -rahimehullah- ka thënë:

”Kjo shtojce me sa duket se ata thanë:

السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته

”Selamet dhe salavatet e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ty, o profet!”

ndërsa ai ishte gjallë. Kur ai vdiq, ata flisnin në formën e personit të tretë, duke thënë:

السلام على النبي

”Selamet qofshin mbi profetin.”

Ibn Haxheri gjithashtu ka thënë:

”Es-Subki ka thënë në ”Sherh-ul-Minhexh” pasi që ka përmendur këtë shtojcë të Ebu Auanehs: ”Nëse kjo është transmetuar në mënyrë autentike nga sahabët, kjo do të thotë se nuk është e detyrueshme që ti drejtohesh profetit pas vdekjës së tij. Në raste të tilla mund të thuhet:

السلام على النبي

”Selamet qofshin mbi profetin.”

Kjo është padyshim autentik dhe kam gjetur një transmetim të dytë të fortë që dëshmon për këtë. Abdurr-Rrezaku ka thënë: Ibn Xhurejxh më këshilloi: Ataja më informoi se sahabët thoshin gjatë jetës së profetit :

السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته

”Selamet, salavatet e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ty, o profet!”

Pasi ai kishte vdekur, ata thanë:

السلام على النبي

”Salavatet qofshin mbi profetin.”

Zinxhiri është autentik. Seid bin Mensur, megjithatë, ka transmetuar nga Ebu Ubejdeh bin AbdiLah bin Mesudi nga babai i tij se profeti ia mësonte atyre teshehudin. Pasi përmendi formulimin, Ibn Abbasi tha: ”Ne e kishim zakon të thoshim gjatë jetës së profetit :

السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته

”Selamet, salavatet e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ty, o profet!”

Atëherë Ibn Mesudi tha: ”Kështu jemi mësuar, dhe kështu i mësojmë të tjerët.”

Duket se Ibn Abbasi tha kështu duke pasur për qëllim hulumtimin dhe se Ibn Mesudi iu referua atij. Transmetimi i Ebu Ma’mar it [tek Bukhari], megjithatë, është më autentik sepse Ebu Ubejdeh kurrë nuk dëgjoi diçka nga babai i tij. prandaj thotë zinxhir deri tek ai është i dobët.”

Disa dijetarë hulumtues, duke përfshirë edhe El-Kastalanin, Ez-Zarkanin dhe El-Luknauin, kanë cituar fjalët e Hafidh Ibn Haxherit me pajtim dhe pa ndonjë kritikë. Referojuni versionit të gjerë të librit për studime të mëtejshme mbi këtë temë.

Shpërndaje: