Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 111
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Ehl-us-Sunneti e pranojnë përsosmërinë dhe gradën e sahabëve siç përmendet në Kur’an, në sunnet dhe tek unanimiteti i të gjithë umetit.
Ata u japin përparësi atyre që dhuruan sadaka dhe luftuan para çlirimit – paqes në Hudejbije – para atyre të cilët dhuruan sadaka dhe luftuan pas çlirimit. Ata u japin përparësi Muhaxhirëve (emigruesve) para Ensarëve (ndihmësve).
Ata besojnë se Allahu u tha luftëtarëve nga Bedri:
Ata besojnë se Allahu u ka thënë luftëtarëve që morrën pjesë në luftën në Bedr:
”Veproni çfarë të dëshironi. Unë iu kam falur juve.” 1
Ata besojnë se asnjë nga ata që e dhanë besatimin nën pemë (Hudejbije) nuk do të hyjnë në xhehenem; ”Askush i cili ka premtuar besnikëri nën pemë nuk do të hyjë në zjarr.”2 Ata ishin më shumë se 1400 njerëz.
Shpjegimi
Kjo është cilësi e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ata nuk ndiejnë mllef kundër sahabëve, ata nuk thonë asgjë të keqe për sahabët. Pas profetëve, sahabët janë njerëzit më të mirë të umetit. Askush nuk ka qenë si ata dhe askush nuk do të jetë si ata. Është e detyrueshme që t’i duamë ata për hir të Allahut, të lusim Allahun që të jetë i kënaqur me ta, dhe të shmanget përmendja e anëve të tyre të këqija dhe konfliktet e tyre të brendshme.
Është e detyrueshme që të besosh se ata janë brezi më i mirë dhe se më të mirët në mesin e tyre janë Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani dhe pastaj Aliu.
Vërtetë disa nga sahabët kishin mospajtime në lidhje me renditjen mes Uthmanit dhe Aliut por në fund ranë dakord Ehl-us-Sunneti se Uthmani është i treti, ndërsa Aliu i katërti si në aspektin e kalifatit ashtu edhe të virtytit. Kështu duhet të jetë besimi i Ehl-us-Sunnetit në lidhje me këtë çështje. Ata duhet të heqin dorë nga Rafidat, që i fyejnë sahabët si dhe nga Nasibah që e fyejnë familjen e profetit ﷺ. Prandaj, Ehl-us-Sunneti duhet të qëndrojë larg nga cilësitë e tilla të refuzuara.
1 Bukhari (3007) dhe Muslimi (2494).
2 Muslimi (2496).