Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

75.Sahabëve iu premtua xheneti

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 116-117

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Ehl-us-Sunneti ua dëshmojnë xhenetin atyre që i dërguari i Allahut ﷺ ua dëshmoi sikurse dhjetë sahabëve dhe Thabit bin Kajs bin Shemmas. Ata i pranojnë hadithet që janë transmetuar në rrugë të shumta nga udhëheqësi i besimtarëve Ali ibn Ebi Talib (radijAllahu anhu) në lidhje me atë se më i miri pas profetit është Ebu Bekri, pastaj Umeri. Ata e konsiderojnë se Uthmani është i treti dhe Aliu i katërti e cila përmendet në transmetime.

Lidhur me atë se ishin kompetent për të qenë kalifë, sahabët ishin dakord që t’i jepnin përparësi Uthmanit para Aliut. Megjithatë, disa nga Ehl-us-Sunneti kishin mospajtime se a ishte Uthmani më i mirë se Aliu edhe pse ata ishin unanim se Ebu Bekri dhe Umeri ishin më të mirët. Disa i dhanë përparësi Uthmanit para Aliut por pa u shprehur se cili ishte pas tij. Disa thanë se pas tij ishte Aliu, ndërsa të tjerë i dhanë përparësi Aliut. Disa të tjerë nuk u përfshinë në këtë çështje. Së fundi, Ehl-us-Sunneti ranë dakord t’i japin përparësi Uthmanit para Aliut. Megjithatë, çështja nuk është ku shumica e Ehl-us-Sunnetit i gjykon kundërshtuesit me devijim. Megjithatë, ata e bëjnë këtë kur është fjala për kalifatin. Ata konsiderojnë se pas të dërguarit të Allahut ﷺ kalifatin duhet ta këtë Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani dhe pastaj Aliu. Kushdo që fyen diçka nga kalifati i tyre është më i devijuar se sa gomari i familjes së tij.

Shpjegimi

Gjithashtu ata ia dëshmojnë xhenetin atyre që i dërguari i Allahut ﷺ ua ka dëshmuar ashtu sikurse dhjetë sahabëve, Thabit bin Kajs bin Shammas, Abdullah bin Selemit dhe Ukasheh bin Mihsan.

Ata gjithashtu besojnë në atë që është saktësuar për luftëtarët e Bedrit:

“Bëni atë që dëshironi, sepse vërtet Unë ju kam falur.”

Ata gjithashtu besojnë se asnjë sahabi i cili premtoi besnikërinë nën pemë nuk do të hyjë në zjarr. Ai ﷺ ka thënë:

“Askush që premtoi besnikërinë nën pemë nuk do të hyjë në zjarr.”

Allahu shpalli në lidhje me ta:

لَقَدْ رَضِيَ اللَّهُ عَنِ الْمُؤْمِنِينَ إِذْ يُبَايِعُونَكَ تَحْتَ الشَّجَرَةِ

“Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të dhanë besën ty (O Muhammed) nën pemë.”2

E gjithë kjo i përket besimit të Ehl-us-Sunnetit.


1 Muslimi (2496) dhe Tirmidhi (3860).

2 El-Fet’h 48:18.

Shpërndaje: