Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 107-108
Përktheu: Valdet Gashi
Mendimi mesatarë që rrjedh nga tekstet e sheriatit dhe parimet e selefëve vënë në dukje se të dy llojet e terrorizmit ekzistojnë dhe se ai mohohet vetëm nga njerëz të devijuar dhe mashtrues me motivin e fshehjes së organizatave të tyre grupore dhe rekrutimeve sektare.
Përveç kësaj, ka dy lloje të terrorizmit:
Frikësimi i ligjësuar: Ky mbështet në Kuran dhe sunnet dhe aplikohet mbi kufarët dhe hipokritët. Në lidhje me kufarët, kjo do të thotë që muslimanët të armatosen për t’i frikësuar ata me armë dhe kërcënime të ashpra.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ وَمِن رِّبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدْوَّ اللّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِن دُونِهِمْ لاَ تَعْلَمُونَهُمُ اللّهُ يَعْلَمُهُمْ
”E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me përgatitje ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj.”1
Ky veprim duhet të bëhet nga shteti Islam që është bekuar me një udhëheqës që gjykon me Kuran dhe sunnet. Ai është ai që ngre flamurin e luftës kur plotësohen të gjitha kushtet dhe pengesat mënjanohen. Kjo nuk duhet të jetë një kaos shkatërrues.
Në lidhje me hipokritët, ata duhet të luftohen me argument dhe dëshmi në mënyrë që t’u vjen shpirti në fyt:
يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ هُمُ الْعَدُوُّ فَاحْذَرْهُمْ قَاتَلَهُمُ اللَّهُ أَنَّى يُؤْفَكُونَ
“Ata mendojnë se çdo thirrje është kundër tyre. Ata janë armiqtë tuaj, pra ruaju prej tyre! Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta! Si po mohojnë!”2
Kështu sunneti i pastër mbron frikësimin kudër kufarëve dhe hipokritëve nga ana e muslimanëve; me shpata dhe shtiza dhe argumente. Kjo u bë e qartë kur të dy forcat takoheshin, njëra besimtare dhe tjetra kufarë dhe tiranik në kohën e profetit ﷺ dhe më pas në epokat e kalifëve të drejtë dhe çlirues dhe tek pasuesit e tyre. Kjo është e qartë dhe nuk ka nevojë për shpjegim të mëtejshëm.
Frikësimi i ndaluar: Ky është lloj i terrorit për të cilin është folur në mënyrë të detajuar në këtë libër. Ky veprim quhet terrorizëm pasi që ai qëndron si pas terrorit material ashtu edhe pas atij ideologjik.
1 8:60
2 63:4