Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

78.Librat, fletushkat dhe kasetat që duhet larguar

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 111-112

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një letër e hapur për bibliotekat publike dhe private dhe libraritë

Nga Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali për vëllezërve e tij muslimanë të cilët janë përgjegjës për libraritë dhe bibliotekat publike dhe private në vendin tonë të Selefizmit.

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Duke pasur parasysh se përkujtimi u bënë dobi besimtarëve, unë e përkujtoj veten dhe ju se ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar të ruajnë pesë gjëra:

1 – Fenë.

2 – Mendjen.

3 – Nderin.

4 – Jetën.

5 – Pasurinë.

Kjo detyrë qëndron kryesisht mbi umetin Islam në përgjithësi dhe mbi nxënësit e dijes në veçanti. Meqë është kështu, sot ka libra, fletushka dhe kaseta në libraritë që janë përmendur më herët. Shumica e tyre shiten në libraritë komerciale dhe janë shkruar nga Sejid Kutubi, Muhammed Kutubi, Muhammed el-Gazali, Jusuf el-Kardaui, Ebul-A’la el-Maududi, Hasan el-Benna, Umer et-Tilmisani, sudanezi Hasan et-Turabi, Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik, Muhammed Surur, Muhammed Ahmed er-Rashid, Se’id Hauua, Selman el-Audeh, Sefer el-Hauali, Nasir el-Umer, Aid el-Karni, Mahmud Abdul-Halim, Xhasim el-Muhalhal dhe studentët e el-Bennës, të Kutubit dhe të tillëve. Rolet e tyre ndryshojnë nga liderë dhe prijës deri në pasuesit të një prej sekteve që kanë kundërshtuar metodologjinë Selefite sot1. Librat, kasetat dhe fletushkat e këtyre njerëzve përbëhen nga gjëra që pranohen dhe gjëra që nuk pranohen, do të thotë edhe gjëra të mira dhe të këqija2.

Nëse vështron me vëmendje e kupton se ka dy lloje të nxënësve të dijes:

1 – Njëri lloj që zotëron shkencat fetare dhe gjuhën arabe. Pavarësisht nga ajo që ata lexojnë, ata mund të bëjnë dallimin në mes gjërave të pranuara dhe të refuzuara, mes asaj që është e drejtë dhe e gabuar, e dobishme dhe e dëmshme.

2 – Tjetri lloj nuk zotëron shkencat fetare dhe gjuhën arabe. Ata pranojnë gjithçka që lexojnë pa dalluar të drejtën dhe të gabuarën, të pranuarën dhe të refuzuarën. Ata thithin gjithçka pa menduar. Ata mësojnë atë që i dëmton në librat e specifikuara, fletushkat dhe kasetat që përmbajnë të gjitha gjërat e mundura.

Me këtë që thashë unë i këshilloj të gjithë që të largojnë librat, fletushkat dhe kasetat e njerëzve të përmendur, për të mbrojtur fenë tonë të vërtetë dhe Selefizmin kundër elementeve të dëmshme si dhe për të mbrojtur mendjet tona, zemrat dhe mënyrat e të menduarit. Në fund të fundit ne nuk kemi nevojë për asgjë nga ato. Ne duhet të jemi të kënaqur me atë që dijetarët Selefi kanë shkruar në të gjitha kohët. Në këtë mënyrë ne nuk kemi nevojë për libra e individëve të përmendur që përmbajnë çdo gjë të mundur dhe që duhet shmangur për të mos ekspozuar fenë, besimin, metodologjinë, intelektin, zemrën, nderin, jetën dhe pasurinë ndaj rrezikut.


1 E kam harruar Ebu Ghuddeh dhe mësuesin e tij Muhammed Zahid el-Keutherin që kanë fyer sahabët fisnik dhe dijetarët e Ehl-us-Sunnetit. Kushdo që dëshiron të dijë më shumë për këtë njeri dhe devijimet e tij dhe të nxënësve të tij mund t’i referohet librit të Bekr Ebu Zejdit (rahimehullah) “Bera’utu-Dhimmeh min el-Uaki’ah Ulema-il-Umeh”, me një parathënien nga shejkh Abdul-Aziz bin Bazi (rahimehullah).

Çdo gjë e saktë në to tashmë gjendet në librat e selefëve dhe pasuesve të tyre. Prandaj këto libra nuk janë të nevojshme. Prandaj është më e sigurt që t’i heqim qafe ato.

Shpërndaje: