Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Atëherë nuk i lejohet gruas të shfaq fytyrën dhe duart

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 54-56

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmusliamne.com

Kjo mund të jetë arsyeja pse Hafidh Ibnul-Kattan nuk e trajtoi këtë mendim në librin e tij të përmendur. Ai e përmendi atë vetëm si një mendim prej mendimeve, ndryshe nga mendimet e dijetarëve të tjerë dhe mendimeve të medhhebeve, të cilat ai i përmendi edhe thellësisht dhe duke i shqyrtuar. Me aq sa unë di kjo është e pashembullt.

Pastaj ai përmendi disa hadithe që mund të vërtetojnë se gruaja mund të shfaqë fytyrën kur të ndodhët me të huajt. Megjithatë, ai humbi shumë hadithe të cilat përmenden në librin tim. Ai i përpunoi ato në mënyrë precize duke sqaruar të vërtetat nga të dobëtat dhe duke treguar se çfarë përbën dëshmi ndryshe nga ajo që nuk bën pa zgjedhur njërën anë.

Pas kësaj, ai foli për ajetin aktual që ai e sqaroi në mënyrë të mahnitshme dhe dëshmoi se ai është imam në Kur’an, Fikh dhe Hadith. Ai (rahimehullah) deklaroi se ndalesa është e pakufizuar nga katër aspekte që ai i detajoi në hollësi. Ajo që na intereson këtu dhe tani është aspekti i katërt. Ai tha:

“Është i pakufizuar në raport me të gjithë ata që e shikojnë. Këtu janë dy përjashtime:

1 – Bukuritë. Ato janë kufizuara me:

إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

”…përveç asaj që është e dukshme…”

Kjo i lejohet t’ua shfaq të gjithëve.

2 – Shikuesit që shohin bukuritë. Ato janë të kufizuara për bashkëshortët dhe të gjithë të tjerët që përmenden më pas.”1

Pasi kishte përmendur mendimin e Ibn Mesudit, mendimin e dytë të cilin e kanë sahabët e tjerë dhe tebiinët, mendimet e medhhebeve dhe hadithet tek të cilat i tregova ai përmendi shkurtimisht mendimin e tij:

“Hadithet e lartpërmendura dëshmojnë ose tërë fytyra dhe duart duhet të shfaqen ose diçka prej tyre në një mënyrë që devijon nga përshkrimi gjuhësor. Por për të kuptuar dëshmitë në mënyrë sipërfaqësore duhet të ketë dëshmi që e lejojnë këtë. Përndryshe, një interpretim i tillë është vetëvlerësim. Bazuar në këtë është e detyrueshme të pranohet mendimi që lejon gruan të shfaq fytyrën dhe duart. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo synon t’i tregojë ato për të tërhequr vëmendjen dhe për të zbuluar bukuritë e saj. Në këtë rast është e ndaluar. Pra asaj i lejohet ti shfaq ato në mënyrë të zakonshme. Ajo nuk ka nevojë ti mbulojë ato ndryshe nga ajo që zakonisht mbulohet, si gjoksi dhe stomaku. Këto pjesë të trupit  nuk i lejohet ti shfaq fare dhe as nuk justifikohet nëse ato i duken. Ato duhet t’i mbulojnë gjithsesi. Këto përshkrime fjalë për fjalë mbështeten nga fjalët e Allahut (te ala):

إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

”…përveç asaj që është e dukshme…”

Kjo do të thotë, atyre nuk u lejohet të shfaqin bukuritë në vendet e tyre dikujt prej njerëzve përveç asaj që zakonisht shihet. Ajo që duket pa vëmendje dhe pa shkaktuar sprovë është e padëmshme.”


1 En-Nadhar fi Ahkam-in-Nadhar (2/15 – dorëshkrim).

Shpërndaje: