Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Cili është gjykimi mbi një mëkatarë musliman?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 46-51 Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e tetë: Cili është gjykimi mbi një mëkatarë musliman?

Përgjigje: Ai që beson dhe adhuron vetëm Allahun ndërsa mëkaton vazhdimisht është besimtar me atë besim që ka dhe është mëkatar varësisht sipas obligimeve që ka braktisur.

Besimi i tij është i mangët. Ai meriton të shpërblehet për besimin e tij dhe meriton të dënohet për mëkatet e tij. Megjithatë, ai nuk mbetet në zjarr përgjithmonë.

Besim i plotë dhe i përkryer parandalon njeriun nga rënia në zjarr.

Kurse besimi i mangët ndalon nga qëndrimi i përhershëm në zjarr.

Shpjegimi

Atë që shejkhu miraton në këtë përgjigje është e saktë dhe ky është besimi i Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit që është e kundërta e besimit të Murxhiave të cilët thonë se besimi nuk cenohet nga mëkatet.

Khauarixhët dhe Mutezilitë të cilët gjithashtu quhen “Ua’idijjeh”, thonë se ai që bën një mëkat të madh mbetet në xhehnem për gjithmonë. Elus-Sunneti dhe Xhemati dallojnë nga ata në këtë çështje.

Allahu (subhanehu ue te ala) ka kërcënuar mëkatarët për kundërshtimin e tyre dhe mëkatet e mëdha, dhe ndër të tjera tha:

إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَى ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا

”Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehenemit.”1

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا جَزَاء بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

”Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, kjo masë është dënim nga Allahu. Allahu është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” 2

الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِئَةَ جَلْدَةٍ وَلَا تَأْخُذْكُم بِهِمَا رَأْفَةٌ فِي دِينِ اللَّهِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَائِفَةٌ مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ

”Dënimi për laviren dhe lavirin është që t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh si dëshmitarë.” 3

Profeti ﷺ ka thënë:

“Zinaqari nuk bën zina duke qenë besimtarë, konsumuesi i alkoolit nuk pi alkool duke qenë besimtar, vjedhësi nuk vjedh duke qenë besimtar dhe plaçkitësi nuk plaçkitë në mënyrë që njerëzit të ngrenë vetullat e tyre ndërsa ai është besimtar.” 4

Kjo do të thotë se zinaqarit, konsumuesit të alkoolit, hajdutit dhe plaçkitësit iu mungon besimi i plotë. Ai del nga besimi i plotë por mbetet në Islam.

Imran bin Husejn (radijAllahu anhu) tregoi se një grua nga Xhuhejneh erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ pasi kishte mbetur shtatzënë përmes zinasë. Ajo tha: “O profet i Allahut! Unë meritoj të ndëshkohem. Aplikoje dënimin mbi mua.” Profeti i Allahut ﷺ e thirri kujdestarin e saj dhe i tha: “Sillu mirë ndaj saj. Pas lindjes, eja tek unë me të.” Ai e bëri këtë, pas së cilës i dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që rrobat e saj t’i lidhen mirë për trupi dhe pastaj të gurëzohet. Pastaj ai ia fali namazin e xhensazës asaj. Umeri (radijAllahu anhu) tha: “O profet i Allahut! A po ia falë namazin e xhenazes pasi që ajo ka bërë zina?” Ai u përgjigj: “Ajo u pendua aq shumë sa që nëse pendimi i saj do të ishte ndarë në mesin e shtatëdhjetë personave në Medine ai do t’i kishte mbuluar ata. A ka pendim më të mirë se ajo ia dha jetën e saj Allahut (te ala)?” 5

Ka shumë argumente në sheriat se ai që bën mëkate të mëdha qortohet dhe dënohet në përputhje me mëkatin e tij, por ai është ende musliman dhe shpresojmë se do t’i jepet ajo që i jepet pasuesve të teuhidit.

Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë për vrasësin:

فَمَنْ عُفِيَ لَهُ مِنْ أَخِيهِ شَيْءٌ فَاتِّبَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ وَأَدَاء إِلَيْهِ بِإِحْسَانٍ

”Vrasësi që falet nga vëllai i tij (farefisi i të vrarit), atëherë ajo le të përcillet (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë.” 6

Allahu e quajti vëlla edhe pse ai është një vrasës.

Allahu (azze ue xhel) gjithashtu ka thënë:

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

”Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” 7

Ai tha se ata janë vëllezër edhe pse e luftojnë njëri-tjetrin.

Bukhari transmeton në “es-Sahih” nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka thënë:

“Një njeri i dehur u soll tek profeti ﷺ. Ai urdhëroi që të rrahet. Disa prej nesh e goditën atë me duart e tyre, të tjerët me sandale dhe disa me rroba. Kur ai u largua, një burrë tha: “Çka është puna e tij? Allahu e poshtëroftë atë.” Atëherë i dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos i ndihmoni shejtanit kundër vëllait tuaj.” 8

Ai e quajti vëlla edhe pse ai ishte një alkoolist.

Ky argument e bënë të kotë besimin e Murxhive të cilët thonë se mëkatet nuk ndikojnë në besim. Ky gjithashtu bënë të kotë besimin e Khauarixhëtve dhe Mutezilive të cilët thonë se ata që bëjnë mëkate të mëdha mbeten në xhehenem. Sa argumente gjenden në sunnet të cilat sqarojnë se ata që bëjnë mëkate të mëdha do të dënohen në xhehenem dhe pastaj do të dalin prej tij dhe do të hyjnë në xhenet! Ndër të tjera Ebu Said el-Khudrij (radijAllahu anhu) tha se profeti ﷺ ka thënë:

“Kur banorët e xhenetit të hyjnë në xhenet dhe banorët e xhehenemit të hyjnë në xhehenem, Allahu thotë: “Nxirreni nga xhehenemi atë që ka besim sa kokrra e sinapit në zemrën e tij.” Ata nxirren jashtë pasi u dogjën dhe u bën qymyr dhe futen në lumin e jetës. Pastaj fillojnë të rriten si një farë që rritet në ujin e rrëmbyeshëm9.”

Profeti ﷺ ka thënë:

“A nuk e shihni se del e verdhë dhe e lakuar?” 10

Tek Muslimi thuhet:

“Pasi që Allahu t’i ketë gjykuar robërit dhe dëshiron t’i nxjerrë nga zjarri ata që dëshiron me mëshirën e Tij, Ai i urdhëron engjëjt që ta nxjerrin nga zjarri secilin që nuk adhuronte dikë tjetër karshi Allahut prej atyre që thanë: “La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut”, të cilët Allahu (te ala) dëshiron që t’i mëshirojë. Engjëjt do t’i njohin ata në zjarr, engjëjt do t’i njohin ata përmes gjurmëve të sexhdes. Zjarri ha çdo gjë tek njeriu përveç gjurmëve të sexhdes. Allahu (te ala) ia ka ndaluar zjarrit që të ha gjurmët e sexhdes. Pasi të jenë djegur, ata do të nxjerrën nga zjarri. Uji i jetës do të bjerë mbi ta në mënyrë që ata fillojnë të rriten si një farë që vjen me një përmbytje.” 11

Po ashtu është përmendur në hadithet e shefatit se ai personi i cili thotë ”La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” nxirret nga zjarri edhe në qoftë se ai ka besim sa pesha e një kokërr elbi, apo sa pesha e kokrrës së sinapit, apo sa pesha e një milingonës12. Të gjitha këto hadithe janë transmetuar muteuatir (nga shumë rrugë transmetimi) dhe dëshmon se mëkatarët dalin nga zjarri për të hyrë në xhenet fal të ndërmjetësimeve të ndërmjetësuesve dhe me mëshirën e të Mëshirshmit.

Shejkhu (rahimehullah) ka thënë:

Besim i plotë dhe i përkryer parandalon njeriun nga rënia në zjarr.

Kurse besimi i mangët ndalon nga qëndrimi i përhershëm në zjarr. 

Kjo dëshmohet nga fjalët e Allahut (azze ue xhel):

الَّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ

”Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” 13

Rob i Allahut! Përqendrohu në këtë besim. Ky është besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit i cili është i bazuar në prova në Kuran dhe sunnet sipas të kuptuarit të selefëve.


1 4:10.

2 5:38.

3 24:2.

4 Bukhari (2475) dhe Muslimi (57).

5 Muslimi (1696).

6 2:178.

7 49:9-10.

8 Bukhari (6781).

9 Ibn-ul-Athiri tha: ”Skiruse shkuma dhe argjili.” (en-Nihajeh (1/442)).

10 Bukhari (6560) dhe Muslimi (184).

11 Muslimi (182).

12 Bukhari (44) dhe (3976).

13 6:82.

Shpërndaje: