“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

8 dhe 9.Dëshmia për këmbën e Allahut

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 43-44

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

8 dhe 9 – Muhamed bin Makhlad na tregoi, Muhamed bin Is’hak es-Saghani na tregoi, Hasan el-Ashjab na tregoi, Hamad bin Seleme na tregoi, nga Junusi, nga Ubejdi nga Ejubit es-Sikhtijani dhe Habib esh-Shehid, nga Ebu Hurejra, nga profeti ﷺ i cili tha:

“Xheneti dhe xhehenemi u krenuan, dhe xhehenemk tha: “Në mua do të hyjnë tiranët, mbretërit dhe fisnikët.” Xheneti tha: “Në mua do të hyjnë të varfrit dhe njerëzit e ngratë.” Atëherë Allahu i tha xhehnemit: “Ti je ndëshkimi Im dhe me ty e ndëshkoj atë që Unë dua.” Allahu i tha xhenetit: “Ti je mëshira ime që arrin kudo. Ju të dy do të mbusheni.” Do të hidhen (njerëz) në xhehenem dhe xhehenemi do të thotë:

هَلْ مِن مَّزِيدٍ

“A ka më?”

tri herë deri sa Allahu (tabarak ue te ala) do të vijë tek ai dhe e vë këmbën e Tij mbi të. Atëherë xhehenemi tërhiqet dhe thotë: “Mjaftë, mjaftë.”

Shpërndaje: