Alameh Muhamed Takij-ud-Din El-Hilali El-Magribi
El-Barahin El-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil Fil-Ubudijeh ue la hadha lehu Fil-Uluhijeh, fq. 24-25
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Kur lexova në gazetën el-Mithak, mu kujtua fanatizmi i nasarave, dhuna dhe vështrimi i tyre i shtrembër ndaj Islamit. Kjo më kujtoi një ngjarje që më ndodhi mua.
Kur isha në Indi, kam punuar si profesor në fakultetin ”Naduat-ul-Ulema” me ftesën e Sulejman en-Naduit dhe Dr. Abdul-Aliut. Kuptova se duhet të dij një gjuhë të huaj. Sot, nuk mund të arsimohesh në një mënyrë tjetër. Gjuha dominuese në Indi është gjuha angleze, prandaj unë fillove ta mësojë gjuhën angleze nga studentët e mi dhe të tjerët. Që në fillim unë e kuptova se anglishtja e indianëve nuk është në përputhje me shqiptimin dhe elokuencën e anglezëve. Kështu që unë shkova tek një shkollë e nasrane misionare që mbahej nga një kanadez. I kërkova atij që të më mësojë gjuhën angleze me pagesë. Ai tha se nuk merr para për këtë dhe se unë do të bëjë progres në anglisht nëse unë shkoj në predikimin e tij në shkollën misionare. Unë i thashë atij se jam vetëm një fillestar dhe se unë nuk do t’i kuptojë predikimet. Ai më tha që të marrë pjesë dhe se ai do të më jep tre mësime në javë dhe çdo mësim do të jetë 30 minuta.
Fillova të marrë pjesë në predikime. Ai ishte një burrë 50 vjeçarë. Atij i mungonte pasioni dhe entuziazmi për misionin e tij. Ai predikonte vetëm për të jetuar prej tij. Vetëm disa e pranuan thirrjen e tij. Kishte vetëm tre persona në predikimet e tij. Me gruan e tij ishin katër dhe unë isha i pesti.
Në natën e krishtlindjeve u bën reklama në gazeta për një rishikim mbi jetën e Isa bin Merjemit ﷺ. Publiku e mbushën shkollën misionare. Ai kishte thirrur një prift tjetër i cili do t’i ndihmonte me predikimin. Ata ndërroheshin për të predikuar dhe interpretuar pikturat derisa festimi mbaroi. Pastaj prifti tjetër mu hodh mua. Ai ishte një njeri i ri nga Shtetet e Bashkuara dhe quhej Smith. Kjo ndodhi në vitin 1349 që korrespondon me vitin 1930.