“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

8.Sahabijet mbulonin fytyrat e tyre

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Hixhab
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

3 – Fjalët e Allahut -te ala-: 

 “O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” El-Muminun, 33:59

Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:

“Allahu i ka urdhëruar gratë besimtare që kur të dalin nga shtëpia të mbulojnë fytyrat e tyre me rrobat e jashtme dhe të lënë të duket vetëm njërin sy.” Tefsir El-Kuran El-Adhim (3/569) nga Ibn Kethir.

Interpretimi i një sahabiu konsiderohet argument në jurisprudencë. Madje disa dijetarë kanë thënë se kjo ka gjykimin e fjalës së profetit ﷺ.

Fjala e Ibn Abbasit: “…dhe të lënë të duket vetëm njërin sy” nënkupton nevojën për të parë rrugën. Por nëse gruaja nuk ka nevojë për këtë, nuk duhet ta shfaq as atë.

Xhilbabi është veshja e jashtme që vendoset mbi kokë dhe mbulon trupin.

Ummu Selemeh -radijAllahu anha- tregoi: “Pasi u shpall ky ajet, gratë e Ensarëve dolën të mbuluara në mënyrë të tillë sa që dukej sikur korba ishin ulur mbi kokat e tyre. Ato ishin veshur me rroba të zeza.”

Transmeton Ibn Ebi Hatimi, e cila përmendet në Tefsir El-Kuran El-Adhim (2/569) të Ibn Kethirit.

Abideh Es-Selmani dhe të tjerë kanë transmetuar se gratë e besimtarëve vendosnin rrobat e jashtme mbi kokat e tyre, duke lënë të dukshëm vetëm sytë për të parë rrugën.

Shpërndaje: