Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Miliona pasues që e grisin islamin me duart e tyre

Alameh Abdurr-Rrahman el-Uekil

Burimi: Revista el-Hadi en-Nebevi (10/1367)

Kompilimi: Muhammed bin Ivadh bin Abdil-Ghani

Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 23-26

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çka thotë shejkhu fisnik, Hasan el-Benna për të cilin kam shkruar vitin e kaluar në ”Mudhakkirat-ut-Da’uah ued-Da’jah” se teuesuli përmes eulijave është një çështje ku ka mendime të ndryshme, sikurse mendimet e ndryshme mes Hanefive dhe Shafeive në lidhje me leximin e sures el-Fatiha dhe se kjo nuk duhet t’i përçajë muslimanët?

A nuk e kupton ai se ky mendim i rrezikshëm i shtynë Ikhuanët edhe më larg nga feja e vërtetë?

Ai nuk e kupton ai se ky mendim dhe miratimi i tij, dhe publikimi i tij në një gazetë shpie në atë që shumë prej Ikhuanëve që ta zbatojnë atë në shumë besime pasi që ata besojnë se ai nuk flet nga vetja e tij?

Ai e konfirmon vet se si pasuesit e tij kalojnë një milion në numër. Çka  thotë ai nëse rreth një milion prej mbështetësve të tij e përqafojnë dhe e lejojnë çështjen e teuesulit për t’i siguruar masën e gjerë të tyre dhe injorantët se ata janë muslimanët e vërtetë?

A i përket teuesuli Islamit për të cilin thua se është fe e krenarisë dhe nderit?

A është krenari nënshtrimi ndaj varrit (me anë të teuesulit)?

Shpresojmë që ai do të shqyrtojë veten dhe do të mbështet të vërtetën që ne shpresojmë se ai e beson në thellësinë e rij por përmbahet nga përhapja e tij sepse nuk dëshiron të humbasë grupin e tij. Por në aspektin e kujdesjes për fenë e Allahut…

Nuk ka dyshim se udhëheqësi i grupit i ka memorizuar fjalët e Allahut që nuk mund të ndryshohen:

وَآمِنُواْ بِمَا أَنزَلْتُ مُصَدِّقاً لِّمَا مَعَكُمْ وَلاَ تَكُونُواْ أَوَّلَ كَافِرٍ بِهِ وَلاَ تَشْتَرُواْ بِآيَاتِي ثَمَناً قَلِيلاً وَإِيَّايَ فَاتَّقُونِ وَلاَ تَلْبِسُواْ الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُواْ الْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

”Dhe besoni në atë që kam zbritur (këtë Kuran) duke vërtetuar atë që është me ju (Teuratin dhe Inxhilin) dhe mos jini të parët që e mohoni atë dhe mos bleni (fitoni) me ajetet e Mia çmim të ulët (duke fituar fare pak nga shitja e ajeteve të Mia) dhe m’u frikësoni Mua. Dhe mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshihni realitetin.” 1

Ai me siguri lexon ajetet:

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلَ اللّهُ مِنَ الْكِتَابِ وَيَشْتَرُونَ بِهِ ثَمَنًا قَلِيلاً أُولَئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ إِلاَّ النَّارَ وَلاَ يُكَلِّمُهُمُ اللّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلاَ يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

“Sigurisht se ata të cilët fshehin atë që Allahu ka zbritur nga libri dhe fitojnë një vlerë të vogël nga gjërat e kësaj bote, ata nuk mbushin barkun e tyre me gjë tjetër veç zjarrit. Allahu nuk do t’u flasë atyre në ditën e ringjalljes, as nuk do t’i pastrojë ata dhe për ta do të ketë ndëshkim të dhimbshëm.” 2

Profesor i nderuar! Drejtohu me gjithë shpirt drejt besimit të pastër, burimor! Mos harro se ju jeni përgjegjës për pasuesit tuaj që kanë entuziazëm për ty dhe mbrojtjen tuaj. Thuaje atë vetëm një herë për hir të Allahut. Mos u mashtro nga të gjitha këto turma edhe në qoftë se të pëlqen shumimi i të keqes:

 كَمْ مِنْ فِئَةٍ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةً كَثِيرَةً بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ

”Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” 3

Ti thua se i dërguari ﷺ është prijësi yt dhe se Kurani është udhëheqësi yt. A i përket mesazhit të prijësit tënd teuesuli përmes kufomave të deformuara dhe gurëve shkëmborë të shurdhër?

A ka një ajet në prijësin tuaj, Kuranin, që lejon t’i përkulesh dhe që t’i nënshtrohesh dikujt që ka më shumë gjasa që të të bëj dëm se sa të bëj dobi?

Ti dëshiron që të kesh miliona ndjekës. Por a dëshiron që ata të jenë besimtarë që e ndërtojnë kullën e tyre Islame në rërë apo si kjo? Ata grisin pjesën e mbetur të fesë me duart e tyre.

Shejkh! Mësoji ata se vetëm Allahu është Zoti i tyre dhe se Ai është i Fortë dhe i Fuqishëm. Mësoji ata që t’i kthehen Atij dhe nënshtroju Atij (subhaneh).

A ka mendime të ndryshme se idhujtari nuk është idhujtar? A ka ndonjë dyshim se ai që adhuron dikë pos Allahut është besimtarë? Dëgjoje këshillën e një të riu nga bijtë e tu;

إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ الْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَن يَقُولُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

”Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: ”Dëgjuam dhe bindemi!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.” 4

Lexoje Kuranin për hir të udhëzimit. Hulumto në sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ. Mjafton me këtë ajet definitiv:

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

“Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” 5

Kjo thirrje është e sinqertë dhe e pastër. Shpresojmë që Shejkhu fisnik do ta pranojë atë dhe të kumtojë të vërtetën e qartë:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْاْ إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلاَّ نَعْبُدَ إِلاَّ اللّهَ وَلاَ نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلاَ يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضاً أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَقُولُواْ اشْهَدُواْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

“Thuaj (O Muhammed): “O ithtarë të librave të para! (jehudë dhe nasara): Ejani te një fjalë që është e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim, dhe që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Allahut.” Pastaj në qoftë se ata largohen, thuaju: “Dëshmoni për ne se jemi muslimanë.”6


1 2:41-42.

2 2:174.

3 2:249.

4 24:51.

5 72:18.

6 3:64.

Shpërndaje: