Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

81. Veprat që u arrijnë të vdekurve

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 177-178

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë nuk e di ndonjë dijetar që thotë se veprat si duaja, kërkimi i faljes, sadakaja, borxhet e paguara dhe farzet e kryera nuk i arrijnë të vdekurit. Disa dijetarë kanë cituar se ka konsensus mbi këtë. Disa dijetarë vënë kushtin që vaxhibi të mund të bëhet nga një person zëvendësues, në mënyrë që të jetë në gjendje ti arrijë atij kur të vdes.

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet Zoti ynë Ti je i Butë, Mëshirues!”1

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ

 “Atëherë, dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve.”2

Kur Ebu Seleme vdiq profeti (salAllahu alejhi ue selem) u lut për të. Po ashtu, ai u lut për të vdekurin të cilit ia kishte falur namazin e xhenazes. Allahu ligjësoi për të dhe të gjithë ata që luten për të vdekurit që të thonë: “O Allahu! Fali të gjallët tanë dhe të vdekurit tanë” dhe “O Allahu! Fale atë. Mëshiroje. Shpëtoje atë.” Kjo lutje është e njohur.

Për sa u përket ibadeteve që janë me pasuri, si lirimi i robërve dhe sadakasë, shumica e dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit mendojnë se i vdekuri shpërblehet për të ashtu sikurse i arrin aij lutja dhe kërkimi për falje.

Për sa i përket ibadetit trupor si agjërimi, namazi dhe leximi i Kuranit edhe këto i arrijnë të vdekurit, sipas mendimit më të saktë. Këtë mendim e ka metdhhebi i Imam Ahmedit, i Ebu Hanifes, dhe një grup nga methhebi Shafei’i dhe Maliki.


1 59:10

2 47:19

Shpërndaje: