Alameh Zejd bin Muhammedel-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 116
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
5 – Ebul-A’ala El-Ma’udi ka thënë:
“Revolucioni i Khumeinit ishte një revolucion Islam. Ata që janë prapa tij janë një grup Islam. Të rinjtë kanë marrë mësim Islam nga lëvizjet Islame. Të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe lëvizjet Islame në veçanti janë të nevojshme për të mbështetur këtë revolucion në të gjitha mënyrat e mundshme dhe për të bashkëpunuar me të në të gjitha fushat.”1
Ai bëri këtë konkluzion duke e nxjerrë nga fjalët e Allahut (te ala) për Jusufin (alejhis-selam):
قَالَ اجْعَلْنِي عَلَى خَزَآئِنِ الأَرْضِ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ
Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm.”2
“Kjo nuk ishte vetëm një kërkesë për ministrinëe financave por edhe një kërkesë për diktaturë. Si rrjedhojë, gjendja e Jusufit (alejhis-selam) ngjasonte shumë me gjendjen e Musolinit në Itali.”3
Pavarësisht nga ky nënçmim që ia bënë Jusufit profetit të Allahut, El-Karni thotë:
Unë flijohem për ty, o Ebul A’la
A mbetet shpirti im që të sakrifikohem dhe që të lirojë ty nga familja dhe shoqëria?
A nuk turpërohet burgu nga shejkhu, balli i të cilit shkëlqen
për të tjerët dhe studentët, ai nuk është thinjur akoma?
1 Esh-Shekiken el-Maududi ue el-Khumejni, fq. 3
2 12:55
3 Risaleh Kul Hadhihi Sabili, fq. 8