Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Rekomandohet leximi i Kuranit pranë një varri. Është transmetuar në të vërtetë nga Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- se ai la amanet që t’i lexohej fillimi dhe fundi i sures El-Bekare pranë varrit të tij pasi që ta varrosin. Mendimi i njohur i imam Ahmedit është se nuk është i urryer leximi i Kuranin në varreza dhe pranë varreve. Këtë mendim e zgjodhi Ebu Bekr Abdul-Aziz, El-Kadi dhe një grup i kolegëve tanë (Hanbeli). Ky veprim praktikohet madje edhe sot nga njerëzit.
Autori i librit El-Mustau’ab, tha: “Nuk është i urryer leximi i Kuranit pranë një varri. Ahmedi -rahimehullah- e urreu këtë veprim dhe pastaj u tërhoq nga ky mendim dhe tha se ky veprim lejohet. Disa nga kolegët tanë (Hanbeli) pasojnë mendimin e tij të parë se leximi është i urryer dhe thonë se Ahmedi ka dy mendime lidhur me këtë çështje.”
Pastaj tha: “Nëse ia dhuron shpërblimin e leximit të Kurani të vdekurit kjo i bën dobi atij.”
Këtë mendim e kanë edhe Hanefitë. Megjithatë, ata kanë mospajtime nëse veprimi është i rekomanduar apo vetëm i lejuar.
Është transmetuar se Ahmedi nuk e urren leximin e Kuranit gjatë varrimit të xhenazes, ndryshe nga rastet e tjera. Është transmetuar gjithashtu se ai e urren veprimin plotësisht. Këtë mendim e zgjodhi Imam Abdul-Uehab El-Uerrak dhe Ebu Hafs El-Ukbari.
Shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- ka thënë: “Disa kanë transmetuar nga imam Ahmedi se kjo është e urryer. Këtë mendim e kanë shumica e selefëve dhe pasuesit e hershëm të Ahmedit si El-Maruazi dhe të tjerë.”
Ibn Akil dhe Ibnul-Munexha kanë thënë: “Urrehet leximi i Kuranit tek varrezat sepse vendi është i ndyrë si tualetet.”
Disa nga kolegët tanë (Hanbeli) përmenden se El-Hal-lal ka thënë: “Medhhebi i Ahmedit ka vetëm një mendim në këtë çështje dhe thonë se nuk urrehet leximi i Kuranit pranë një varri.”
Megjithatë, profeti ﷺ e as shokët e tij nuk lexuan Kuran tek varrezat, dhe Allahu e di më mirë.