Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

85. Leximi i Kuranit pranë varreve

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 184-185
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e rekomanduar për të lexuar Kuranin pranë një varri. Është transmetuar në të vërtetë nga Ibn Umeri (radijAllahu anhume) se ai la amanet që t’i lexohej fillimi dhe fundi i sures el-Bekare pranë tij kur ai të varroset. Mendimi i njohur i Imam Ahmedit është se nuk është e urryer për të lexuar Kuranin në varreza dhe pranë varreve. Këtë mendim e zgjodhi Ebu Bekr Abdul-Aziz, el-Kadi dhe një grup i kolegëve tanë [Hanbelive]. Ky veprim praktikohet madje edhe sot nga njerëzit. Autori i librit “el-Mustau’ab” tha:

“Nuk është e urryer për të lexuar Kuranin pranë një varri. Ahmedi (rahimehullah) e urreu këtë veprim dhe pastaj u tërhoq nga ky mendim, dhe tha se lejohet leximi pasi e kishte ndaluar atë. Disa nga kolegët tanë [Hanbelitë] kapen për mendimin e tij të parë se leximi është i urryer dhe thonë se Ahmedi ka dy mendime lidhur me këtë çështje.”

Pastaj ai tha:

“Nëse ai ia dhuron shpërblimin [e leximit të Kuranit] të vdekurit kjo i bën dobi atij.”

Këtë mendim e kanë edhe Hanefitë. Megjithatë, ata kanë mospajtime nëse veprimi është i rekomanduar apo vetëm i lejuar.

Është transmetuar se Ahmedi nuk e urren leximin e Kuranit në lidhje me varrimin e xhenazes për dallim nga raste tjera. Është transmetuar gjithashtu se ai e urren veprimin plotësisht. Këtë mendim e zgjodhi Imam Abdul-Vehab el-Uarrak dhe Ebu Hafs el-Ukbari.

Shejhul Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Disa kanë transmetuar nga Imam Ahmedi se kjo është e urryer. Këtë mendim e kanë shumica e Selefëve dhe pasuesit e hershëm të Ahmedit si el-Maruazi dhe të tjerët.”

Ibn Akil dhe Ibnul-Munexha kanë thënë:

“Është i urryer leximi i Kuranit tek varrezat sepse vendi është i ndyrë si tualetet.”

Disa nga kolegët tanë [Hanbelitë] përmenden se al-Hal-lal ka thënë:

“Medhhebi i Ahmedit ka vetëm një mendim në këtë çështje dhe thonë se nuk është i urryer leximi i Kuranit pranë një varri.”

Megjithatë, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e as shokët e tij nuk lexuan Kuran tek varrezat, dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: