107.Dobia e dytë lidhur me salavatet mbi profetin
Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 147-148
Përktheu: Valdet Gashi
Dobia e dytë: Lexuesi fisnik kupton se të gjitha formulimet e salavateve përmbajnë salavate edhe mbi familjen e profetit salAllahu alejhi ue selem, grave të tij dhe pasardhësve të tij salAllahu alejhi ue selem. Prandaj, nuk është as Sunnet e as në përputhje me fjalët e profetit salAllahu alejhi ue selem që vetëm të thuhet:
اللهم صل على محمد
”O Allah! Dërgo salavate Muhammedin.”
Duhet thënë një nga formulimet e plota që janë transmetuar nga profeti salAllahu alejhi ue selem. Në këtë çështje nuk ka dallim në mes teshehudit të parë dhe të dytit.
Këtë e tha Imami Shafiu:
”Formulimet në Teshehudin e parë janë të njëjta si në Teshehudin e dytë. Nuk ka asnjë dallim. Teshehudi përfshin leximin e shahadetit dhe salavateve. Është e pavlefshme të mjaftuarit vetëm me një prej tyre.”1
Lidhur me hadithin:
”Ai salAllahu alejhi ue selem nuk lexonte më tej se shahadetin pas dy rekateve.”
Hadithi është shumë i dobët gjë të cilën e kam komfirmuar në ”edh Dha’ifah” 2.
1 el-Umm (1/102).
2 5816.
- april 12, 2016
- Comments are off