Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

86.Është e rekomanduar për tu lutur për të vdekurin pas varrimit të tij

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi ka thënë se është e rekomanduar për tu lutur për të vdekurin menjëherë pas varrimit, dhe këtë e praktikonte Ali ibn Ebi Talibi dhe el-Ahnaf bin Kajs. Është transmetuar nga Uthman bin Afani (radijAllahu anhu) se ai tregoi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të qëndronte pranë varrit të vdekurit dhe të thoshte:

“Kërkoni falje dhe forcim për vëllain tuaj. Ai është duke u pyetur tani.”

Transmetuar nga Ebu Davudi.

Edhe Shafi’i e konsideron të jetë e rekomanduar për t’u lutur për të vdekurin menjëherë pas varrimit.
Shumica e komentuesve të Kuranit thonë se fjalët e Allahut (Azze ue Xhel) në lidhje me hipokritët:

“Mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë).”1

përfshinë namazin e xhenazes dhe lutjen për falje pasi të jenë varrosur. Disa komentues të Kuranit e përmendin se kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) dëshiroi të kërkojë falje për xhaxhain e tij Ebu Talibin pas vdekjes së tij, dhe kur sahabët dëshiruan që të kërkojnë falje për prindërit e tyre Allahu (Te ala) zbriti ajetin:

“Nuk i takon profetit e as besimtarëve të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit.”2

Nëse namazi për besimtarët kishte sjell dobi, ajeti do ishte ishin të pakuptimtë. Kur ai ndaloi lutjen për mushrikët kjo dëshmon se kjo u bën dobi besimtarëve.

Muhammed bin Habib et-Tammar ka thënë:

“Unë kam qenë me Ahmed bin Hanbel në një varrim. Ai më kapi për dore dhe ne qëndruam anash. Kur e varrosën të vdekurin ne shkuam pranë varrit. Ai u ul dhe e vuri dorën e tij mbi varr. Pastaj ai tha: “O Allah! Ti ke thënë në Librin Tënd:

“E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).”3

dhe e lexoi tërë suren. Pastaj ai tha: “O Allah! Ne dëshmojmë se ky person nuk të mohoi Ty dhe se ai të besoi Ty dhe të dërguarin Tënd. O Allah! Pranoje dëshminë tonë për të.” Ai pastaj u lut për të dhe u largua nga aty.”


1 9:84
2 9:113
3 56:88

Shpërndaje: