Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

86.Disa vepra të ndaluara tek varrezat

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Disa nga njerëzit e kohës sonë që i kanë humbur të afërmit e tyre janë preokupuar me ndërtimin e varreve të tyre duke ndërtuar gur mbi to, duke i gëlqerosur, duke i dalluar, duke i zbukuruar, duke i dekoruar dhe duke mbjellë lule të ndryshme mbi to. Ata shkojnë tek varrezat çdo të enjte. Ata marrin me vete familjet dhe të afërmit e tyre dhe ushqim të mirë atje. Ata mendojnë se janë duke bërë diçka që i sjell ata më afër Allahut -azze ue xhel-. Ndoshta ata thonë se gjejnë ngushëllim aty. Ata nuk e dinë se këto çështje janë ndër bidatet më të neveritshme dhe më të ndaluara, dhe se madhërimi i varreve, ndërtimi i tyre, gëlqerosja e tyre dhe ndërtimi i kupolave mbi to janë bidate. Të gjitha këto i përkasin bidateve të cilat selefët dhe dijetarët i refuzuan. Kjo gjithashtu kundërshton sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ.

Ebu Xhabiri -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ka ndaluar lyerjen e varreve me gëlqere, uljen në to dhe ndërtimin mbi to.”

Transmeton Muslimi, Ebu Daudi, Nesai, Ahmedi dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është autentik.

Tirmidhi (1052) shtoi në formulimin e tij se profeti ﷺ ka ndaluar që të shkruhet dhe të shkelet mbi varre. Tirmidhi tha se hadithi është i mirë dhe autentik, hadithi gjithashtu është autentik sipas Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (1052).

Në formulimin e Ebu Daudit gjithashtu thuhet: “ndalohet ulja mbi varre.”

Profeti ﷺ e dërgoi Ali bin Ebi Talibin -radijAllahu anhu- në misionin që të shkatërroj çdo imazh dhe të sheshojë çdo varr të ngritur.

Ebul-Hajaxh tregoi se Aliu -radijAllahu anhu- i tha atij:

A të mos të dërgojë në të njëjtin mision që më ka dërguar i dërguari i Allahut ﷺ? Të mos lësh imazh pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”

Transmeton Muslimi (969).

Pra është sunnet që të rrafshohen këto varre të lartësuara, të ndërtuara me gurë dhe të gëlqerosura.

I dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar gjithashtu që të shkruhet mbi varre, që ato të bëhen faltore, dhe që të vendosen qirinj mbi to. Ndalesa nga ana e profetit ﷺ është aq e fortë në këtë çështje saqë ai ﷺ madje edhe e mallkoi atë që bën këto veprime. Ai ndaloi faljen drejt varreve dhe që varri i tij të bëhet vendfalje dhe vend që vizitohet rregullisht.

Shpërndaje: