Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

87.Edhe pak e ke radhën që të shtrihesh në një gropë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Duhet ditur se poenti nuk është as trupi e as gjendja e jashtme e personit qoftë i gjallë apo i vdekur.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë, Allahu nuk shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por shikon zemrat dhe veprat tuaja.”

Transmeton Muslimi (2564).

Përbërja e zemrës është përbërja e dobishme. E njëjta gjë vlen edhe për të vdekurin në varr. Qëllimi nuk është zbukurimi i varrit dhe tokës. Përbërja e vërtetë është që të jepet lëmoshë dhe të bëhen vepra të mira për të vdekurin në varr. A nuk e di se çdo varr i zbukuruar në pjesën e jashtme është i errët dhe i ngushtë përbrenda? Aty është hedhur i afërmi të cilin e do më së shumti dhe e ke lënë që të qëndrojë aty të vetëm dhe të pa rehatshëm, pa jastëk apo shtresë. Mbi vete ai e ka tokën dhe është i rrethuar nga lagështia. Ai e ka lënë jetën e kësaj bote pas dhe ka braktisur gjitha gjërat që kishte në dorën e tij. I dashuri i tij e ka braktisur atë. Të afërmit e tij e kanë braktisur atë. O vëlla! E gjithë kjo që unë përmenda i mbytë epshet. Është më e rëndësishme për të rregulluar të brendshmen sesa të jashtmen, përkatësisht të brendshmen që sjell dobi në ditën e gjykimit. Nëse vërtetë mendon, do ta kuptosh se së shpejti do të jetë radha jote për të shkuar aty ku ai shkoi. Ndërsa robi shijon kënaqësitë dhe dëshirat e tij, neglizhon ditën e tij të vdekjes, ai befasohet nga vdekja, perdet e tij zbulohen, drita e tij fiket, gjurmët e tij zhduken. Vdekja e ka nxjerrë atë nga kështjella e tij madhështore dhe shtëpia e bukur, e ka futur në një gropë sikurse gropa e vëllait të tij, sikurse gropa e djalit të tij ose sikurse gropa e dikujt tjetër. Gropat janë të ngushta dhe të errëta, ato janë plot me frikë dhe tmerr. Varri është ose një nga kopshtet e xhenetit ose një gropë zjarri – Allahu na mbrojt nga ajo!

Disa asketë u pyetën se cila është vepra nga e cila përfitojmë më së shumti.

Ata thanë: “Ti shikosh varret.”

Nëse vepra nga e cila përfitojmë më së shumti është shikimi i varreve, që është stacioni i parë në rrugën për në ditën e gjykimit dhe një mësim për banorët e tokës, atëherë ato nuk duhet të zbukurohen apo të stolisen. As nuk duhet bërë atë që bëjnë shumica e të pasurve në mesin e pushtetarëve, biznesmenëve dhe të tjerëve kur ata lejojnë që varret e tyre të vishen me qeramikë dhe tenda, të stolisen me qilima, dyshekë dhe gjëra të tjera në të cilat ata shtrihen, ndërsa vëllezërit e tyre janë nëntokë në gropa të ngushta dhe të errëta. Çfarë mësimesh kanë marrë këta nga vdekja e tyre? Ky është neglizhim. E lusim Allahun që të na ruaj nga kjo!

Shpërndaje: