“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

9.Adhurimi i përket vetëm për Allahun

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq 15-16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Çështja e dytë është në fakt një studim i çështjes së parë, pra që ta dish se Allahu nuk pranon që dikush të adhurohet në vend të Tij. Sikurse Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi i Cili jep jetë dhe vdekje, të ka krijuar, të ka furnizuar me begati, kështu që Ai nuk pranon që ndonjë krijesë të adhurohet në vend të Tij. Asnjë profet, i dërguar, engjëll i afërt apo dikush tjetër nuk lejohet të adhurohet. Adhurimi është vetëm e drejtë e Allahut.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij.” El-Isra, 17:23

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” El-Fatiha, 1:5

Shirku (idhujtaria) është mëkati më i madh. Shumë ajete në Kuran urdhërojnë që adhurimi t’i dedikohet vetëm për Allahun dhe ndalojnë që diçka tjetër të adhurohet. Pra ti duhet t’i kombinosh këto dy çështje; ti duhet të besosh se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i Cili jep jetë dhe vdekje dhe ti duhet të besosh se vetëm Allahu ka të drejtë të adhurohet me anë të therjes së kurbanit, lutjes, agjërimit dhe adhurimeve të tjera.

Allahu -subhaneh- ka thënë:

وَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ

“Dhe i Adhuruari juaj është i Adhuruar i Vetëm, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!” El-Bekare, 2:163

 وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

 “Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun (të Vetëm), kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” El-Xhin, 72:18

Shpërndaje: