Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 28-29
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kjo është transmetuar në hadithin e Enes bin Malikut dhe të Hasan el-Basriut me një shkëputje në zinxhirë nga profeti ﷺ. Ibn Uadah tha se Ejubi ka thënë:
“Ishte një njeri në mesin tonë që kishte besim të gabuar (bidat) dhe pastaj e braktisi atë. Shkova tek Muhammed bin Sirini dhe i thashë: “A mendon se ai e ka braktisur besimin e tij?” Ai tha: “Shikoje çfarë është bërë ai. Pjesa e fundit të hadithit është më e ashpër ndaj tyre se sa është pjesa e parë:
“Ata dalin nga Islami dhe pastaj nuk do të kthehen më në të.” 1
Ahmed bin Hanbel u pyet në lidhje me kuptimin e tij dhe u përgjigj:
“Ata nuk kanë sukses për në pendim.”
1 Muslimi (1067).