“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

9.Besimi i Ehl-us-Sunnetit në emrat dhe cilësitë e Allahut

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 16-17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimi në Allahun do të thotë besimi në atë me të cilën Ai e ka përshkruar veten e Tij në librin e Tij dhe besimi në atë mr të cilën i dërguari i Tij ﷺ e ka përshkruar Atë, (ta tahrif) pa shtrembëruar kuptimin, (pa ta’til) pa mohuar, (pa tekjif) pa hyrë në mënyrën se si dhe (pa temthil) pa i krahasuar me cilësitë e krijesave. Ata besojnë se:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 1

Ata nuk e mohojnë atë me të cilën Ai e ka përshkruar veten e Tij dhe nuk i shtrembërojnë emrat e Tij nga kuptimet e sakta. Ata nuk devijojnë në emrat dhe ajetet e Allahut, nuk pyesin për mënyrën e tyre e as nuk i krahasojnë ato me cilësitë e krijesave. Sepse Allahu (subhaneh) nuk ka emnak, nuk ka të barabartë, as nuk ka të ngjashëm. Allahu (subhanehu ue te ala) nuk krahasohet me krijesat e Tij sepse Ai (subhaneh) është më i dituri në lidhje me veten e Tij dhe në lidhje me gjithë të tjerët dhe fjalët e Tij janë më të vërtetat dhe më të mirat.

Shpjegimi

Besimi në Allahun është të besosh në atë me të cilën Ai e ka përshkruar veten e Tij dhe në atë me të cilën e ka përshkruar i dërguari i Tij ﷺ Atë (pa tahrif) pa shtrembërim, (pa ta’til) mohim, (pa tekjif) pa pyetur si dhe (pa temthil) pa krahasim. Kjo i përket besimit në Allahun dhe gjithashtu besimin në emrat me të cilat Ai e ka emërtuar veten e Tij sikurse i Urti, i Gjithëpushtetshmi, i Buti, Mëshiruesi dhe i Plotëfuqishmi, i Aftë për të bërë çdo gjë. E njëjta gjë vlen edhe për atë me të cilën e ka përshkruar i dërguari i Tij ﷺ ku ai e përshkruan Allahun:

“Allahu (te ala) qesh me dy persona. Njëri prej tyre vret tjetrin dhe që të hyjnë në xhenet.” 2

Kurse në hadithin tjetër thotë:

“Zoti im kurrë nuk ka qenë aq i zemëruar sikurse është sot dhe Ai nuk do të zemërohet aq shumë pas kësaj.” 3 

Ehl-us-Sunneti kanë të njëjtën qëndrim ndaj të gjitha cilësive të Allahut (xhele ue ala) të tjera të përmendura në librin e shenjtë të Tij të fuqishëm dhe në sunnetin e pastër; ata besojnë në to, po ashtu besojnë se Ai nuk ka emnak, nuk ka të barabartë dhe nuk ka të ngjashëm. Ai (subhanehu ue te ala) nuk krahasohet me krijesat e Tij. Ai ka emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta. Ehl-us-Sunneti nuk i krahasojnë cilësitë e Allahut (xhele ue ala) me cilësitë e krijesave të Tij. Ata e dinë se cilësitë e Tij i përkasin Atij dhe se ato nuk i ngjajnë cilësive të krijesave të Tij (subhanehu ue te ala). Sikurse u tha Ai nuk ka emnak:

هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

“A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” 4

وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 5

الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

“Ai, i Cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).” 6

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati i besojnë cilësitë dhe emrat e Allahut ashtu sikurse i përket Atij (subhanehu ue te ala). Ata nuk i mohojnë cilësitë e Tij dhe nuk i shtrembërojnë fjalët e Tij nga kuptimet e tyre. Ata besojnë të gjithë emrat dhe cilësitë që janë përmendur në Kuran dhe sunnet ashtu sikurse i përket Allahut (xhele ue ala) pa shtrembërim.


1 Esh-Shura 42:11.

2 Bukhari (2826) dhe Muslimi (1890).

3 Bukhari (3340) dhe Muslimi (194).

4 Merjem 19:65.

5 El-Ihlas 112:4.

6 El-Bekare 2:22.

Shpërndaje: