Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Duhet bërë dallimin mes kënaqësive në të dy jetët

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Një ngushëllim për ata që janë goditur me fatkeqësi është që personi i cili është goditur me fatkeqësi të peshojë mes kënaqësive të përkohshme të kësaj jete dhe kënaqësive të përjetshme në jetën tjetër, dhe se cilat prej tyre kanë kënaqësinë e përjetshme për personin i cili është goditur me fatkeqësi si dhe kënaqësinë e shpërblimit e të thënit: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi” dhe duron. Nëse ai e kupton se cila peshon më shumë dhe zgjedh atë, ai duhet ta falënderojë Allahun për këtë. Ndërsa nëse do të zgjedh të dytën që peshon më lehtë në të gjitha anët, ai duhet ta dijë se fatkeqësia që përfshinë mendjen, zemrën, dhe fenë e tij është më e rëndë sesa fatkeqësia që ka goditur interesat e tij të kësaj bote. Si do të jetë kënaqësia ndaj të dashurit/të dashurës në këtë jetë kur Allahu -te ala- thotë në lidhje me të:

Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla.” En-Nisa, 4:77

Çfarë arrihet nga e pakta?

Ai që zgjedhë të paktën dhe të përkohshmen para të madhes dhe të përjetshmes është i sëmurë mendorë.

Disa njerëz të urtë ka thënë: “Injoranti mendon se asgjëja është diçka dhe se diçkaja nuk është asgjë. Ai që nuk braktis atë që nuk është asgjë nuk do të arrijë diçka. Ai që nuk njeh atë që është diçka nuk do ta braktis atë që nuk është asgjë.”

Do të thotë këtë jetë dhe jetën e përtejme. Këtë e përmendi Ibn Ebi Dunja në Dham-ud-Dunja.

Shpërndaje: