“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

9.Dhikri gjatë daljes nga shtëpia

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

44 – Enesi -radijAllahu anhu- ka thënë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kushdo që thotë kur del nga shtëpia:

بِسْمِ اللهِ تَوَكَّلْتُ عَلى اللهِ وَلاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ باللهِ تَعَالى

“Me emrin e Allahut. Tek Allahu mbështetem. Nuk ka asnjë lëvizje apo forcë përveçse me dëshirën e Allahut.”

I thuhet atij: “U mjaftove, u mbrojte dhe u udhëzove.” Shejtani do të largohet prej tij, e do t’i thotë një shejtani tjetër: “Çfarë do të bësh me një njeri i cili është udhëzuar, është mjaftuar dhe është mbrojtur?!”

Transmetuar nga Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhi i cili tha: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”

45 – Um Selemeh -radijAllahu anha- ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ kurrë nuk ka dalë nga shtëpia e tij asnjëherë, vetëm se e ngrinte shikimin në qiell dhe thoshte:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَضِلَّ أَوْ أُضَلَّ أَو أَزِلَّأَوْ أُزَلَّ أَوْ أَظْلِمَ أَو أُظْلَمَ أَوْ أَجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عَليَّ

“O Allah, kërkoj mbrojtje tek Ti që të mos devijoj apo të më devijojnë, të mos gaboj apo të më shtyjnë në gabim, të mos i bëj padrejtësi dikujt apo të më bëjnë padrejtësi, dhe të mos sillem keq ndaj dikujt apo të sillen keq ndaj meje.”

Transmetuar nga të katërt.

Tirmidhi ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe autentik.” 1


1 Është e saktë. Sidoqoftë, fraza rreth shikimit të ngritur drejt qiellit është shad. Shikoni “es-Sahihah” (3193).

Shpërndaje: