Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Larja e tërë trupit (gusli) është më mirë sesa marrja e abdesit
Abu Rafi -radijAllahu anhu- tregoi:
“Një ditë profeti ﷺ bëri marrëdhënie intime me të gjitha gratë e tij, dhe u la tek secila prej tyre. Unë thashë: “O i dërguari i Allahut, pse nuk e bëre vetëm një larje?” Ai tha: “Kështu është më pastër, më përshtatshëm dhe më mirë.”
Transmeton Ebu Daudi, Nesai në ”el-Ishrah (1/79)”, Tabarani (1/96/6) dhe Ebu Nuajm në ”et-Tib (1/12/2)” me një zinxhir të mirë të transmetimit, hadithi është i fortë sipas Hafidh Ibn Haxherit, e kam trajtuar atë në “Sahih Sunen”.