Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.I teti: Të ndihmosh dhe të mbështesësh idhujtarët kundër muslimanëve është kufër

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakid-il-Islam” (Shpjegimi i Anuluesve të Islamit) fq. 26-27

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

I teti: Të ndihmosh dhe të mbështesësh idhujtarët kundër muslimanëve është kufër.

Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

”E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” 5:51

Shpjegimi

Lloji i tetë i daljes nga feja është që të ndihmosh idhujtarët dhe kufarët për të luftuar dhe lënduar muslimanët.

Po kështu është mosbesim që t’i duash kufarët. Kjo është ajo që konsiderohet si besëlidhje:

”E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” 5:51

Kjo besëlidhje mund të jetë ose përmes ndihmës e mbështetjes ose përmes dashurisë për ta. Ky është mosbesim. Pasi që ai e do mosbesimin dhe kufarët, ai vetë bëhet kafir. Nëse ai i do ata ai nuk e dënon mosbesimin dhe ai që nuk e dënon mosbesimin është vetë kafir.

”E kush prej jush i miqëson ata… 

Ky ajet fillon kështu:

”O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë dhe as nasarat (të krishterët). Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” 5:51

Kjo do të thotë se nuk duhet të merren ata si aleat duke i ndihmuar ata, duke i dashur ata dhe duke i mbështetur ata.

”E kush prej jush i miqëson ata…”

Do të thotë në mesin tuaj o musliman.

”… ai është prej tyre…”

Do të thotë bëhet një nga jehudët dhe nasarat. Kjo dëshmon blasfemin e tij. Pastaj Allahu tha:

Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” 5:51

Me anë të kësaj Ai u dha atyre emrin “zullumqar.”

Shpërndaje: