Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 10-11
Përktheu: Valdet Gashi
Realiteti i emrit të fëmiut është për ta njohur atë, është adresa e tij e cila e dallon në aspektin e të qenurit njeri dhe musliman. Për këtë arsye, dijetarët janë unanim se është e detyrueshme që fëmiu të ketë një emër1, sepse pa emër fëmiu mbetet i panjohur dhe i pa dalluar nga masa. Pra emri përcakton fëmiun dhe e bën të njohur.
Shikoni se si dijetarët e hadithit veprojnë kur ata e gjejnë një person në zinxhir të hadithit emri i të cilit është i paqartë; ata e klasifikojnë atë si të dobët, derisa emri të sqarohet.
Nëse babai e kundërshton këtë fakt shriatik, dhe nuk i jep fëmijut një emër që është në përputhje me Sheriatin, dhe gjuhën arabe, kjo zgjedhje do të shkaktojë një konflikt midis fisnikërisë së fëmiut të qenurit njeri dhe musliman, dhe adresës apo titullit të tij që nuk e ka zgjedhur si duhet. Në këtë mënyrë ne e dimë se sa i rëndësishëm emri është dhe arsyeja pse ai ndërlidhet me qartësi.
Emri është gjëja e parë që i ipet fëmiut kur lind.
Emri është gjëja e parë me të cilin fëmiu dallohet në mesin e të gjithë të tjerëve.
Emri është gjëja e parë që i atij i jep fëmiut e cila sugjeron një trashëgimi dhe vazhdimësi.
Emri është hapi i parë që fëmiu merr për tu regjistruar në umet.
Kjo dëshmon se sa i rëndësishëm është emri.
1 Maratib-ul-Ixhma”, fq. 154, nga Ibn Hazmi.