Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Koha e namazit të natës

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Koha e namazit të natës fillon pas namazit të jacisë dhe zgjatë deri sa të filloj namazi i sabahut.

Profeti ka thënë:

“Me të vërtetë Allahu ka shtuar një namaz për ju dhe ai është namazi i vitrit. Faleni atë mes namazit të jacisë dhe namazit të sabahut.”1

Hadithi është autentik, transmeton Ahmedi dhe të tjerët nga Ebu Besiri, hadithi është përmendur në Es-Sahihah (108) dhe El-Irua (2/158).

Është më mirë që të falet në pjesën e fundit të natës për atë që mund ta bëjë këtë.

Profeti ka thënë:

“Kush frikësohet se nuk do të çohet në fund të natës, atëherë le ta falë vitrin në fillim të natës, e kush dëshiron të ngrihet e ta falë vitrin në fund të natës, atëherë namazi në fund të natës është i dëshmuar nga engjëjt dhe është më i mirë.”

Transmeton Muslimi dhe të tjerët, hadithi është përmendur në Es-Sahihah (2610).

Nëse mund të zgjedhësh për t’u falur me xhemat në fillim të natës ose vetëm më vonë, të falesh me xhemat është më mirë sepse shpërblehesh sikurse të jesh falur tërë natën, e cila u transmetua nga profeti ﷺ, gjë të cilën e përmenda më parë. Po kështu ky ishte veprimi të cilin sahabët e praktikonin gjatë kohës së Umerit -radijAllahu anhu-.

Abdurr-Rrahman bin Abd El-Kari ka thënë:

“Një natë në Ramazan unë dhe Umer bin El-Khatabi shkuan në xhami dhe gjetëm se njerëzit ishin të ndarë; Një burrë falej i vetëm, ndërsa një tjetër falej me xhemat. Umeri tha: “Betohem në Allahun se unë mendoj se do të ishte më mirë nëse do të bashkoheshin të gjithë pas një imami të vetëm”. Pastaj u morr me këtë çështje dhe i bashkoi ata pas Ubej bin Ka’bit. Pastaj dola me të një natë tjetër dhe i gjetëm njerëzit duke u falur pas Ubejit të tyre.”

Umeri tha: “Sa bidat i mirë është ky veprim, ajo që po bëjnë është më e mirë se ajo që humbasin duke fjetur. Koha në të cilën po flenë është më e mirë se pjesa në të cilën po falen.” 

Kishte për qëllim pjesën e fundit e natës, ndërsa njerëzit faleshin në pjesën e parë të natës.

Transmeton Bukhari dhe të tjerët, hadithi është përmendur në Et-Terauih, fq. 48

Zejn bin Uehl ka thënë: “Abdullahi u fal me ne gjatë Ramazanit dhe e mbaruam namazin natën.”

Transmeton Abdurr-Rrazaku (7741) dhe të tjerët, zinxhiri i hadithit është autentik.


1 I tërë namazi i natës quhet “vitr” sepse numri i saj është tek [vitr].

Shpërndaje: