Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Në sa grada ndahen besimtarët dhe cilat janë ato?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 52-55 Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e nëntë: Në sa grada ndahen besimtarët dhe cilat janë ato?

Përgjigje: Besimtarët janë të ndarë në tri grada:

1 – Ata që prijnë para të tjerëve në vepra të mira. Ata janë që kryejnë farzet dhe mustehabet (veprat e pëlqyera), dhe u shmangen harameve dhe veprave të urryera.

2 – Ata që ecin rrugës së mesme. Ata kufizohen në kryerjen e farzve dhe shmangen nga haramet.

3 – Ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Përziejnë në mes veprave të mira dhe të këqija.

Shpjegimi

ثُمَّ أَوْرَثْنَا الْكِتَابَ الَّذِينَ اصْطَفَيْنَا مِنْ عِبَادِنَا فَمِنْهُمْ ظَالِمٌ لِّنَفْسِهِ وَمِنْهُم مُّقْتَصِدٌ وَمِنْهُمْ سَابِقٌ بِالْخَيْرَاتِ بِإِذْنِ اللَّهِ

”Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, e kjo është mirësia e madhe.” 1

Kështu kategorizohen njerëzit që u janë përgjigjur profetëve. Ata janë muslimanët dhe ata janë të ndarë si më poshtë:

1 – Ata që ua kalojnë të tjerëve në vepra të mira. Ata kryejnë obligimet dhe gjërat e rekomanduara dhe u shmangën ndalesave dhe të urryerave, të cilën autori e ka thënë.

2 – Ata që ecin rrugës së mesme. Ata kryejnë obligimet dhe i shmangen ndalesave. Veprat e tyre mustehabe janë të pakta.

3 – Ata që bëjnë padrejtësi ndaj vetes. Allahu (subhaneh) ka thënë për ta:

Ky kategorizim është përmendur në fjalët e Allahut (te ala):

وَآخَرُونَ اعْتَرَفُواْ بِذُنُوبِهِمْ خَلَطُواْ عَمَلاً صَالِحًا وَآخَرَ سَيِّئًا عَسَى اللّهُ أَن يَتُوبَ عَلَيْهِمْ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

”Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t’ua falë Allahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.” 2

Ata që tejkalojnë të tjerët në punë të mira, atyre u jepen nivelet më të larta në xhenet pas të dërguarve. Allahu (subhanehu ue te ala):

وَالسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ أُوْلَئِكَ الْمُقَرَّبُونَ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ ثُلَّةٌ مِّنَ الْأَوَّلِينَ وَقَلِيلٌ مِّنَ الْآخِرِينَ عَلَى سُرُرٍ مَّوْضُونَةٍ مُتَّكِئِينَ عَلَيْهَا مُتَقَابِلِينَ

Dhe ata më të parët do të jenë më të parët e më të shquarit (në xhenetin e lartë). Këta do të jenë ata më të afërtit tek Allahu. Ndër kopshtet e kënaqësisë (në xhenet). Një shumicë e këtyre më të shquarve do të jenë nga brezat e parë. Dhe një pakicë e këtyre më të shquarve do të jenë nga brezat e mëpastajmë. Ata do të jenë në frone të thurur me ar e xhevahir. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.” 3

Pastaj Ai i përmendi ata që i përkasin anës së djathtë, të mesmes dhe tha:

وَأَصْحَابُ الْيَمِينِ مَا أَصْحَابُ الْيَمِينِ فِي سِدْرٍ مَّخْضُودٍ وَطَلْحٍ مَّنضُودٍ وَظِلٍّ مَّمْدُودٍ

”E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve? Do të jenë në Sidrin (pemë në kufirin më të lartë) pa gjemba. Dhe ndër banane me fruta palë-palë. Dhe ndër hije të zgjatura.” 4

Ata që janë të padrejtë ndaj vetes së tyre nuk janë përmendur për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. Të tilla, zakonisht janë gjykimet në Kuran. Kurani përmendi besimtarët me veprat e tyre më të mira dhe të mesmit që janë nën ta. Shpesh nuk përmenden ata që janë të padrejtë ndaj vetes së tyre. Ata janë mëkatarët e mëdhenj. Nganjëherë përmenden ata që u shmangën mëkateve të mëdha dhe shpërblimi që i pret ata.

Sa për ata që bëjnë mëkate, sikurse trajtimi i keq i prindërve, shkëputja e lidhjeve familjare, cenimi i pasurisë të tjerëve dhe fyerjet, ata janë të mallkuar nga Allahu. Sunneti ka sqaruar se ata dënohen në xhehenem sipas mëkateve të tyre. Pastaj ata i shpëtojnë dënimit në xhehenem dhe dalin prej tij. Çdonjëri që ka besim sa pesha e një milingone në zemrën e tij nuk do të mbetet në xhehenem.

Allahu (azze ue xhel) në suren “El-Uakia” i ka ndarë njerëzit në tre kategori. Ata që u janë përgjigjur profetëve përbëjnë një kategori; kryesorët dhe ata që i përkasin anës së djathtë. Grupi i tretë i përket anës të majtë. Këta njerëz janë që vdesin në gjendje kufri pavarësisht çfarë kufri është. Nuk ka rëndësi nëse kufri i tyre ishte ateizmi, si p.sh ata që e mohojnë Krijuesin, ose ditën e gjykimit dhe praktikojnë idhujtari të madhe apo kufër në formën e dyshimit gjë të cilën hipokritët e posedojnë. Të gjithë do të hyjnë në xhehenem ku do të jenë përgjithmonë. Allahu i përgjithësoi ata të gjithë kur tha:

وَأَصْحَابُ الشِّمَالِ مَا أَصْحَابُ الشِّمَالِ فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ وَظِلٍّ مِّن يَحْمُومٍ لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ

”E të majtit, ç’është puna e të majtëve? Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë. Dhe në errësirë nga tymi. As e freskët e as e këndshme.” 5

Në fund të sures, Ai i ndau në tre grupe: dy prej tyre u përgjigjën profetëve dhe një prej tyre janë kufarë pavarësisht nga mosbesimi.

Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

فَأَمَّا إِن كَانَ مِنَ الْمُقَرَّبِينَ فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّةُ نَعِيمٍ وَأَمَّا إِن كَانَ مِنَ أَصْحَابِ الْيَمِينِ فَسَلَامٌ لَّكَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ وَأَمَّا إِن كَانَ مِنَ الْمُكَذِّبِينَ الضَّالِّينَ فَنُزُلٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ إِنَّ هَذَا لَهُوَ حَقُّ الْيَقِينِ فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ

”Pastaj, në qoftë se ai që po vdes është prej atyre që sillen afër tek Allahu, Ai ka qetësim edhe begati, edhe kopshte të kënaqësive (xhennetin). Po në qoftë se është nga të djathtët? Atëherë i thuhet: paqë dhe shpëtim prej të djathtëve. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur, mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. Vërtet që kjo! Mu kjo është me sigurinë më të madhe e vërteta e pakundërshtueshme. Kështu pra, lavdëro me lartësim emrin e Zotit tënd, më të Madhit.” 6

Pra, kështu Allahu i ka ndarë robërit e tij. Lusim Allahun të na bëjë që t’i përkasim atyre që i binden Atij dhe besojnë në Të.


1 35:32.

2 9:102.

3 56:10-16.

4 56:27-30.

5 56:41-44.

6 56:88-96.

Shpërndaje: