Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.56
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjithashtu tha Hafidh Ibnul-Kattan:
”Të kuptuarit tonë se ajeti me sa duket përjashton fytyrën dhe duart mbështetet nga fjalët e Allahut:
وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ
“…dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami)…”1
Kjo do të thotë që vathët mund të shihen kur fytyrat e tyre janë të zbuluara. Kështu ato u urdhëruan të mbulonin kraharorët e tyre në mënyrë që të mos dukej asgjë përveç fytyrës dhe duarve që zakonisht shfaqen dhe nuk mbulohen, përveç nëse qëllimisht i mbulon duke stërngarkuar veten dhe duke sjellë vështirësi.
Komentatorët e Kuranit përmendin se ajeti u shpall në lidhje me faktin se gratë e së kaluarës mbulonin kokat e tyre me bishta përgjatë shpinës, si gratë nabate2, pas së cilës kraharorët dhe qafat e tyre shfaqeshin. Rrjedhimisht, Allahu (subhaneh) i urdhëroi ato që të mbulonin kraharorët me shami në mënyrë që të gjitha të lartpërmendurat të mbuloheshin. Ky urdhërim u praktikua nga gratë e Muhaxhirëve dhe Ensarëve në mënyrë që ato i lidhnin shamitë e tyre edhe më fortë.”3
Pastaj ai përmendi ajetin e ardhshëm të Aishes në mënyrë të vendosur me formulimin e Ebu Davudit:
”Ato i shqyen izaret e tyre dhe i përdorën ato si shami.”4
1 24:31
2 Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Nabataeans
3 Nadhar fi Ahkam-in-Nadhar (2/21 – dorëshkrim).
4 Ai tha se zinxhiri i transmetimit është i mirë