Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 17-18
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
8 – Mizoritë e bandës të padrejtë dhe të çoroditur kur ata sulmuan xhaminë e shenjtë dhe vendosën eksploziv në haxh në vitin 1409 janë një shembull i terrorizmit të planifikuar nga një vend i largët. Pastaj u zhvendosën planet, të gatshëm dhe të përgatitur nga njerëzit e mjeruar për në shtëpinë e shenjtë të Allahut. Allahu ka thënë në lidhje me këtë shtëpi,
وَمَن يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ
”Dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t’i bërë që të shijojnë një dënim të idhët.” 1
Nëse dëshiron të kuptosh një pasqyrë të shpejtë dhe të qartë lidhur me këta terroristë duhet të lexoni më poshtë:
“Është një bandë e keqe, perverse, e sëmurë dhe naive, të cilët asocijohen me një grup që e pasojnë Khumeinin. Shumica janë Rafida. Ata arritën të fusin eksploziv në Mekë gjatë haxhit të vitit të kaluar. Terroristët e urryer ishin trajnuar në trajtimin e eksplozivëve.”
Mbrëmjen e 7 Dhul-Hixhes të njëjtin vit ndodhën shpërthimet. Pasojat ishin humbje materiale, një i vdekur shtetas i pakistanit si dhe gjashtë mbëdhjetë të plagosur. Menjëherë pas kësaj kriminelët u arrestuan nga autoritetet saudite.
Terroristët pranuan në intervista se motivi i tyre ishte që të frikësojnë haxhinjtë dhe që të shkundin sigurinë në vendin e shenjtë. Përveç kësaj atyre u ishte premtuar një shpërblim prej udhëheqësve terroristë të asaj kohe prej Rafidave. Ata morën shpërblimin e tyre në përputhje me krimin e tyre. Ata u dënuan nga gjykata e sheriatit supreme në Mekë; ata nuk u dënuan nga ligjet njerëzore. Dhjetë prej tyre që ishin me mendje të shëndoshë dhe të pjekur u ekzekutuan më 21 Safar në vitin 1410. Pjesa tjetër u dënuan me burg dhe fishkullim për përfshirjen e tyre në sulmin shpërthyes:
وَلَا يَحِيقُ الْمَكْرُ السَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِ
”Por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën.” 2
وَلاَ تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍ إِلاَّ عَلَيْهَا
”Dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit.” 3
1 22:25.
2 35:43.
3 6:164.