Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 191-193
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kur Uthmani (radijAllahu anhu) qëndronte pranë një varri ai qante sa që mjekra i lagej. I thanë atij: “Ti nuk po qan kur po mendon për xhenetin dhe xhehnemin, por qan për shkak të kësaj.” Ai tha: “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Varri është stacioni i parë në jetën tjetër. Ai që shpëton prej tij çdo gjë që vjen pas tij do të jetë më e lehtë pastaj. Ai që nuk shpëton prej tij çdo gjë tjetër që vjen pas tij do të jetë më e vështirë.”1
Tirmidhi transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë më të tmerrshme se varri.”2
Muxhahidi ka thënë:
“Personi i parë që i flet njeriut është varri i tij. Ai i thotë: “Unë jam vendbanimi i krimbave. Unë jam vendbanimi i vetmisë. Unë jam vendbanimi i errësirës. Unë jam vendbanimi i huajsisë. O njeri! Kjo është ajo që unë kam përgatitur për ty. Çfarë ke përgatitur ti për mua?”
Ebu Darda (radijAllahu anhu) ka thënë:
“A të tregojë në lidhje me ditën e varfërisë time? Ajo është kur unë të vendosem në varrin tim.”
Xhafer es-Sadik (radijAllahu anhu) e kishte zakon që ti vizitonte varrezat gjatë natës dhe të thotë:
“O banorë të varreve! Pse nuk përgjigjeni kur unë ju thërras? Betohem në Allahun se ata nuk mund të përgjigjen. Është sikurse unë të jem si ta ose një prej tyre.”
Pastaj ai kthehej kah Kibla dhe i lutej Allahut deri në agim.
Umer bin Abdil-Aziz i tha njërit prej shokëve të tij:
“Natën e kaluar kam menduar për varrin dhe të vdekurin. Nëse ta kishe parë të vdekurin pas tri ditësh, do të bezdiseshe prej tij pasi ke qenë i kënaqur me të një kohë të gjatë. Ti e kishe parë një shtëpi e mbushur plotë me kafshë. Ti kishe parë se si qelbi lëviz nga i vdekuri. Ti kishe parë se si krimbat e han atë. Era ka ndryshuar dhe qefinet janë prishur. E gjithë kjo pasi ka qenë i bukur, aromatik dhe i pastër.”
Pastaj ai bërtiti dhe ra pa ndjenja.
Disa njerëz të urtë kanë thënë:
“Ka katër dete për katër gjëra; Vdekja është deti i jetës. Shpirti është deti i epsheve. Varri është deti i pendimit. Falja e Allahut është deti i mëkatarit. E lusim Allahun të Plotfuqishmin që t’i bëj varret tona të jenë vendi më i mirë.”
1 Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe Hakimi.
2 Autentik sipas Albanit në “Sahih-ul-Xhami” (1684).