Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 122
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kjo ishte gjithçka që mund të bëja në këtë shtojcë dhe në pjesën e mëparshme të librit. Arsyeja e këtij shkrimi është dashamirësia për të gjithë muslimanët. Përveç kësaj qëllimi me individët e lartpërmendur dhe gabimet e tyre nuk ka të bëjë vetëm me ta por ata janë vetëm një shembull me të cilin mund të krahasoj ngjashmëritë. Ai që sinqerisht kërkon të vërtetën për hir të Allahut dhe pranon gjërat do të udhëzohet dhe do t’i ndriçohet largpamësia. Allahu është i Aftë për çdo gjë dhe është i Gjithëdituri në lidhje me robërit e Tij.
Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij, sahabët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë metodologjinë e mirë.
Shkruar nga Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali