Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të agjërojë dhe të falet personi që ka humbur aftësinë mendore?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ky pyetës thotë: Babai im është një burrë që ka arritur një moshë shumë të shtyrë dhe nuk i njeh më as fëmijët, as vajzat dhe as orientimet (nuk e di kah është Kibla). Çfarë detyrimi ka ai në lidhje me namazin dhe agjërimin?

Përgjigje: Ai nuk është i detyruar me asgjë nëse nuk ka më mendje të shëndoshë, nëse është bërë matuf saqë nuk mund të kuptojë dhe të njohë gjërat. Në këtë rast ai nuk ka më obligime fetare.

Shpërndaje: