Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)
Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 98-102
Përgatiti: www.perlatmusimane.com
Ibn Umeri ka thënë:
“Allahu ka krijuar katër gjëra me dorën e tij, kurse krijesave të tjera u ka thënë: “Bëhu!” dhe ato janë bërë.”
Muxhahidi tregoi se Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhume) ka thënë:
“Allahu ka krijuar katër gjëra me dorën e tij: Arshin, lapsin, xhenetet e Adnit dhe Ademin. Çdo gjë tjetër Ai i ka thënë: “Bëhu!” dhe ajo u bë.” ” 1
A nuk e sheh, o el-Marisi, si Ibn Umeri bëri dallimin midis Ademit dhe të gjitha krijesave të tjera në lidhje me atë se ai është krijuar nga dora e Allahut? A e kupton interpretimin ti më mirë se Ibn Umeri i cili ka jetuar kur u shpall Kurani, e kuptoi shpjegimin dhe ishte i ditur në gjuhën arabe?
Mejsarah tha:
“Allahu ka prekur vetëm tre krijesa me dorën e Tij; Ai e krijoi Ademin me dorën e Tij, e shkroi Teuratin me dorën e Tij, dhe Ai e mbolli xhenetin me dorën e Tij.”
Ka’bi tha:
“Allahu nuk ka krijuar asgjë me dorën e Tij përveç tre gjërave; Ai e krijoi Ademin me dorën e Tij, Ai e shkroi Teuratin me dorën e Tij, dhe Ai e mbolli xhenetin e Adnit me dorën e Tij. Pastaj i tha atij: “Fol!” Ai tha: “Do të shpëtojnë besimtarët.”
Sikur të ishte sikurse pohon el-Marisi, do të kuptohej se Allahu nuk ka krijuar ndonjë gjë tjetër pos tre gjërave, e cila është mosbesim. A ka ndokush që mund të llogaris se sa shumë transmetime dhe lajmërime janë vërtetuar në lidhje me dorën e Allahut? Megjithatë, unë vetëm kam pasur dëshirë që të përmendi disa shprehje, të cilave i mençuri mund ti meditoj dhe të argumentoj devijimin e këtij njeriu injorant.
1 Bejhaki në ”el-Esma ues-Sifat” (693), Hakimi (2/319), esh-Shari´ah, fq. 313, dhe të tjerë.