Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një predikues i quajtur Muhamed Arifi, i njohur me përrallat dhe shpjegimet e tij kontroverse e të pabaza, në hutbe flet për një ngjarje të cilën është përhapur këto ditë, gjoja melaiket janë incizuar me telekamera. Ndërsa dijetari i mirënjohur Shejkh Salih el-Feuzan, e përgënjeshtron atë, ngase fjalët i ka të mbështetura në dije e cila buron nga Kur’ani dhe Suneti i pastër. Andaj, duhet pasur kujdes që të mos ndikohemi nga gjëra të tilla, ngase ne të vërtetën dhe hakun e njohim nga argumente të shpalljes së Allahut, e jo nga video e foto, apo tregime të njerëzve të panjohur.”
Tani, dëgjojeni se si flet Muhamed Arifi:… më ka treguar një njeri i mirë për djalin e tij i cili kishte rënë shehid, më tha: Një ditë prej ditësh, djali im sapo doli nga shtëpia, u plagos. Kur u kthye në shtëpi, ne u munduam që t’ia shëronim plagën. Papritmas, disa polic erdhën tek ne duke e rrahur djalin tim e thoshin: kush ishin ata kalorës të bardhë që ishin me ju? Kush ishin ata burra të veshur në të bardhë me kuaj të bardhë, tregoni kush ishin ata?! Ai thoshte: Shejkh, pasha Allahu nuk kishte as kuaj e as burra të veshur në të bardhë, përveç nëse kanë qenë melaike të zbritur nga qielli! E më pas, djali i tij kishte rënë shehid.1
Tani, shiheni se çfarë thotë Shejkh Salih el-Feuzan, në lidhje me këtë.
Pyetje: ”Një predikues, në një hutbe ka thënë se, melaiket kanë zbritur në Siri, duke dalë në pah edhe disa video të shkurtra që vërtetojnë këtë gjë. Çfarë është komenti juaj në lidhje me këtë gjë?
(Shejkhu nuk e kupton pyetjen. I përsëritet pyetja edhe njëherë): Një predikues, në një hutbe ka thënë se, melaiket kanë zbritur në Siri…”
Shejkh Feuzan: ”Ma sha’a Allah…”
(Vazhdon pyetja): … duke dalë në pah edhe disa video të shkurtra që vërtetojnë këtë gjë.”
Shejkh Feuzan: ”Kanë dalë çka?!”
Pyetësi: ”Video të shkurtra.”
Shejkh Feuzan: ”D.m.th. i kanë fotografuar?!”
Pyetësi: ”Po.”
Shejkh Feuzan: ”Ka mundësi të kenë qenë shejtanë dhe atyre u kanë thënë se janë melaike! Shpresoj se në banorët e Sirisë të ketë mirësi dhe hajr. S’ka dyshim se atyre po u bëhet zullum, padrejtësi dhe agresion. Mirëpo, zbritja e melaikeve, nuk u ka ndodhur askujt përpos të dërguarve. Ka mundësi që t’u zbresin edhe besimtarëve të sinqertë, mirëpo ato nuk shihen. Kush i ka pa ata që të themi se kanë zbritur melaiket?
Ato nuk i sheh askush!”
1 http://perlat-muslimane.com/?p=6275