Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/336)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
125 – Kajs bin Hafs na tregoi: Abdul-Uahid na tregoi: el-A’mash Sulejman na tregoi, nga Ibrahimi nga Alkamah, nga Abdullah i cili tha:
”Një ditë unë isha duke ecur në të mbejellurat e Medines me Profetin (salAllahu alejhi ue selem) i cili ecte duke u mbështetur në shkopin e tij. Një grup jehudësh kaluan pranë neshë. Disa thanë: ”Pyet atë për shpirtin.” Të tjerët thanë: ”Mos e pyesni që ai të mos thotë diçka që nuk ju pëlqenë.” Disa thanë: Le ta pyesim.” Njëri prej tyre u ngrit dhe tha: ”O Ebul- Kasim! Çka është shpirti? ” Ai heshti dhe unë thashë se po i vien shpallje. Unë u ngrita. Kur ajo kishte përfunduar në atë çast, ai tha:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتوا مِّن الْعِلْمِ إِلاَّ قَلِيلاً
”Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: ”Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije.” 1
al-A´mash ka thënë:
”Kështu ne lexojmë.”
Leximin:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتوا مِّن الْعِلْمِ إِلاَّ قَلِيلاً
”Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: ”Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e atyre nuk u është dhënë vetëm se fort pak dije.”
dallon prej leximit të njohur:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتوا مِّن الْعِلْمِ إِلاَّ قَلِيلاً
”Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: ”Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë vetëm se fort pak dije.”
Ky ajet duket të jetë në formë qortuese kundër atyre që e bërën këtë pyetje. A nuk ke asgjë tjetër për të mësuar pos shpirtin? A i keni mësuar të gjitha gjërat e tjera? Kjo tregon se është e qortueshme që të pyesës në lidhje me diçka për të cilën nuk do ta dishë. Ky është një thellim i tepruar në fe. Shembull i kësaj është sikur të pyesësh për cilësitë e Allahut dhe se si ato janë. Nëse dikush pyet se si është fytyra e Allahut, ne themi se kjo pyetje është thellim dhe e dënueshme.
Nëse dikush pyet se si Allahu zbret, ne themi të njëjtën gjë.
Nëse dikush pyet se si Allahu ngrihet, ne themi të njëjtën gjë.
Nëse dikush pyet se si Allahu sheh çdo gjë, ne themi të njëjtën gjë.
Nëse dikush pyet se si Allahu dëgjon çdo gjë, ne themi të njëjtën gjë.
Mos pyet për gajbin për të cilën nuk të është dhënë dije. Detyra juaj është që të besoni në atë që është shpallur. Mos hulumto përtej saj kështu që ti shpëtoshë krahasimit dhe mohimit.
1 El-Isra 17:85