“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Afërsia e Allahut

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed Dhehebi (v. 748)
Sijar A’lam-in-Nubala (4/164)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Is’hak bin Tarik na tregoi: Ibn Khalil na tregoi: el-Laban na tregoi: el-Hadad na tregoi: Ebu Nu’ajm na tregoi: Ebu Ali Muhammed bin Ahmed na tregoi: Bishr bin Musa na tregoi : Khallad bin Jahja na tregoi: Mu’arrif bin Uesil na tregoi: Ne ishim në shtëpinë e Ebu Ua’ilit Kur ra fjala për afërsinë e Allahut.

Ai tha: “Po. Allahu -Te ala- thotë:

“Nëse ai më afrohet Mua një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një krah, nëse më afrohet sa një krah unë i afrohem sa një pash, nëse ai vjen tek Unë duke ecur, Unë shkoj tek ai duke vrapuar.”

Bukhari (13/325) dhe Muslimi (2675).


Hadithi i plotë është: “Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam ashtu siç mendon robi im dhe Unë jam me të nëse më kujton Mua. Nëse ai më kujton në vete, Unë e kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton Mua në një tubim, Unë e kujtoj në një tubim më të mirë se të tyre. Nëse ai më afrohet Mua një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një krah, nëse më afrohet sa një krah unë i afrohem sa një pash, nëse ai vjen tek Unë duke ecur, Unë shkoj tek ai duke vrapuar.”

 

 

Shpërndaje: