Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ahmedi: “Allahu qesh por ne nuk e dimë se si”

Imam Ebu Ja’la Muhamed bin el-Husejn el-Farra el-Hanbeli (v. 458)
Ibtal-ut-Ta’uil (1/217-218)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Rezin el-Ukajlika transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Zoti ynë -azze ue xhel- qesh me humbjen e shpresës së robërve të Tij, ndërsa ndryshimi i Tij është afër.”

Ebu Rezin tha: ”A qesh Zoti -azze ue xhel-?”

Profeti ﷺ u përgjigj: ”Po.”

Ebu Rezin tha: ”Atëherë një Zot që qesh kurrë nuk do të na privon ndonjë mirësi.”

“Kur vdiq Sa’d bin Muadhi, nëna e tij bërtiti.

I dërguari i Allahut ﷺ i tha asaj:

“A nuk dëshiron që të ndalen lotët dhe që dhimbja jote të zhduket? Biri yt do të jetë i pari me të cilin qesh Allahu.”

“Abdullah bin Mesudi tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Njeriu i fundit që hyn në xhenet do të vijë duke ecë dhe duke u rrëzuar në rrugën e siratit dhe do të digjet nga zjarri. Kur ai e kalon siratin, ai shikon pas dhe thotë: “I Madhërishëm është Ai që më shpëtoi nga ti!”

Pastaj ngritët një pemë para tij, kështu që ai thotë: “O Zot! Më lejo që t’i afrohem”, dhe ai i afrohet.

Pastaj Allahu i thotë: ”O njeri! A kënaqesh që Unë ta jap ty sa tërë dunjaja dhe edhe një herë sa ajo?”

Ai përgjigjet: “O Zot! A po tallesh me mua ndërsa Ti je Zoti i alemin-it (Zoti i gjithë botëve, i gjithësisë dhe i gjithë ç’është në të, Zoti i njerëzve dhe i xhinëve)?”

Ibn Mesudi qeshi dhe tha: “A nuk do të pyesni pse unë qesha? Kështu veproi i dërguari i Allahut ﷺ dhe qeshi. Pastaj ai pyeti: “A nuk po pyesni pse po qeshi?”

Ata thanë: “Pse po qesh?”

Ai u përgjigj: “Për shkak të qeshjes së Zotit të alemin-it, kur njeriu i tha Allahut: “A po tallesh me mua?”

Atëherë Allahu -te ala- i përgjigjet: “Unë nuk po tallem me ty, por Unë kam mundësi të veprojë gjithçka që dua.” Pastaj Allahu e futë atë në xhenet.” 1

Duhet ta dini se është e pamundur të kuptojmë këto hadithe fjalë për fjalë pa interpretim siç kanë transmetuar shumë nga Ahmedi. Hanbeli tha se Ahmedi ka thënë:

“Allahu qesh, por ne nuk e dimë se si.”

Kur el-Marrudhi e pyeti Ahmedin në lidhje me Abdullah et-Temimin.

Imam Ahmedi tha:

“Është i besueshëm, por jam njoftuar se ai e ka interpretuar hadithin dhe ka thënë se qeshja do të thotë kultivim. Kështu thonë xhehmitë.”

Ai i shpalli këto hadithe autentike, urdhëroi që ato të kuptohen fjalë për fjalë dhe kritikoi interpretimin e tyre sepse nuk ka asgjë të pamundur ose të papërshtatshme në lidhje me cilësitë e Allahut që bën që ato nuk duhet të kuptohen fjalë për fjalë.


1 Ahmedi (5/269), Muslimi (187), Ibn Mendeh (661) dhe të tjerë.

2 Ibtal-ut-Ta’uil (1 / 217-218)

Shpërndaje: