Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 100-101
Përktheu: Valdet Gashi
E vërteta duhet të thuhet dhe të kuptohet. Bashkëvendasit tanë devijuan në këtë çështje sepse ata u mashtruan me personalitete të jashtme, me të cilët ata kishin një metodologji partiake të përbashkët. Një nga këto personalitete është et-Turabi, i cili nuk turpërohet nga Allahu kur lejon gratë muslimane që të martohen me burra kufarë dhe lejon përzierjen mes gjinive në shkolla, mbështet revolucionin e Khumeinit dhe deklarohet se muslimanit i lejohet që të konvertohet në një fe tjetër. Pos kësaj ai fyen sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe kështu kundërshton lavdërimin e ndershëm të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Ka më shumë gabime nga njeriu që organizon konferenca për unitet fetar që e zemëron të Mëshirshmin dhe e kënaq shejtanin1.
Edhe pse ai ka defekte serioze, e zhvlerëson fenë e Allahut dhe përbuz robërit besimtarë dhe të devotshëm, Aid el-Karni thotë në lidhje me të:
“Et-Turabi është një mendimtar. Më pëlqen zgjuarsia e tij, memoria e tij e fortë dhe e thellë. Studimet e tij themelore sigurisht nuk janë sipas metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit. Megjithatë, ai duhet të lëvdohet për pozicionin e tij dhe ndikimin në Sudan. Ata që nuk e pëlqejnë atë e bëjnë këtë sepse ai nuk u pajtua me ta në lidhje me luftën e Gjirit të cilën ata e konsiderojnë çështje të besimit.”
Aid el-Karni synon të jetë kundër dijetarëve Selefi në vendin tonë si dhe jashtë vendit. Ne e lusim Allahun që të na mbrojë kundër sprovës që e bën zemrën që t’i urrej ata që janë në të saktën dhe që t’i duam ata që janë gabim dhe sabotojnë, e lusim Allahun që të përmirësojë njerëzit.
Unë e qortoj Aidin2 dhe të tillët. Ata e lavdërojnë Turabin në një mënyrë që na kujton një dëshmi të rreme! Ata sapo i kanë mësuar disa nga mendimet e tij. Është me të vërtetë e çuditshme.
1 Për të ditur më shumë në lidhje me mendimet e Dr. Turabit, ju lutem lexoni “Munakashah Hadi’eh li ba’dh Afkar Dr. et-Turabi” nga el-Amin el-Haxh Ahmed Muhammed. Në të ai përmend tetë gabime të rënda. Një prej tyre janë fjalët e Turabit:
“Besimi as nuk duhet të jetë Selefistë apo skolastik.”
Lexo: “es-Serim el-Meslul fir-Rad ala et-Turabi Shatim-ir Rasul” nga Ebu Abdilah Ahmed bin Malik.
2 Ndoshta dikush thotë se Aid el-Karni ka tërhequr gabimet e tij dhe u pendua. Allahu na faltë ne dhe atë, por refuzimet e dijetarëve Selefi ndaj ideologjisë së tij dhe gabimeve që ende gjenden në librat e tij, botimet, kasetat dhe poezitë qëndrojnë. Unë konstatoj se librat refuzuese janë të mira dhe të mëshirshme për njerëzit në përgjithësi dhe për ata që refuzohen në veçanti. Vetëm të mençurit e kuptojnë këtë. Kuptoje këtë – Allahu të ruajt – dhe mendoni vetëm mirë për atë që refuzon mendimin e gabuar.