Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: ”Maxhalis Shehr Ramadan”, fq 128-133
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
”Xheneti që u është premtuar të devotshëmve është që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme.” 1
”Xheneti i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, dhe për ta atje gjendet çdo lloj fruti, kanë edhe falje nga Zoti i tyre.” 2
”E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” 3
”Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme. Të tejdukshme nga argjendi që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha ose të vogla). Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike) (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pirë). Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që, po t’i shihje do të të duken si margaritarë të derdhur. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.” 4
”Në Xhenet të shkallës së lartë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme. Aty ka kroje që rrjedhin, aty kanë shtretër të lartë dhe gastare të vëna pranë, edhe jastëkë të renduar për mbështetje, edhe qilima të shtruar.” 5
”E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.” 6
”Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.” 7
”Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me byzylyk të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.” 8
”Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.” 9
”Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në Xhenete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me Hurin Ajn10 bardhoshe symëdha (me hyri).” 11
”Hyni në Xhenet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar!” 12
”Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).” 13
”Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato janë Hurun14 që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).” 15
”Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” 16
”Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi, ata janë banues të Xhenetit, aty janë përgjithmonë.” 17
Prandaj e mira është Xheneti, për shkak se nuk ka vend më të mirë se ai, edhe më tepër se kaq, është shikimi në fytyrën e çmuar të Allahut, Allahu me Lavdinë dhe Bujari e Tij na e dhuroftë këtë.
Ka shumë ajete që e përshkruajnë Xhenetin dhe begatitë e tij, gëzimin, njerëzit e tij dhe kënaqësitë e tij.
Dhe sa i përket haditheve:
Është transmetuar nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ai ka thënë: Ne i thamë: O i dërguari i Allahut! Na trego për Xhenetin dhe nga çfarë është ndërtuar ai. Ai tha:
“Tullat e tij janë prej ari dhe janë prej argjendi. Llaçi i tij është prej misku dhe gurtë e tij të vegjël janë perla dhe rubine. Toka e tij është shafran dhe ai që hyn në të do të dëfrehet dhe nuk do të vuajë, dhe ai do të mbetet aty përjetë dhe nuk do të vdes. Rrobat e tij nuk do të prishen dhe rinia e tij nuk do të humbet.” 18
Transmetuar nga Atbah bin Ghazuan (radijAllahu anhu) se ai predikonte dhe e bëri hamd Allahun dhe e lavdëroi Atë, dhe pastaj ai tha:
“Më pas, toka gati se po largohet dhe së shpejti do të përfundojë dhe ka mbetur kaq pak, si uji që mbetet në një enë të cilin e lë pronari i saj. Dhe ju do të zhvendoseni nga ajo për në një banim të pafund. Prandaj, zhvendosuni atje me gjënë më të mirë që ju mund të merrni. Na është përmendur neve se ka një distancë në Xhenet që merr dyzet vite për të kaluar nga një skaj në tjetrin dhe një ditë do të vijë kur ajo do të jetë e stërmbushur me njerëz.” 19
Transmetuar nga Sehl bin Sad (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Xheneti i ka tetë dyer. Një derë quhet Er-Rejjan, nga e cila nuk hyn askush tjetër përveç agjëruesve.” 20
Transmetuar nga Ebu Hurejra (radijAllahu’anhu) se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Në të vërtetë, në Xhenet janë njëqind gradë që Allahu ka përgatitur për ata që kryejnë xhihadin për hir të Tij. Distanca në mes secilit prej dy gradëve është sa distanca në mes qiellit dhe tokës, kështu që nëse e lutni Allahun për diçka, kërkojeni Firdeusin prej Tij, sepse është pjesa e fundit e Xhenetit dhe pjesa më e lartë e Xhenetit dhe prej tij rrjedhin lumenjtë e Xhenetit dhe mbi të është Arshi i Mëshiruesit .” 21
Transmetuar nga Ebi Saidi (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Banorët e Xhenetit do të shohin banorët në shtëpitë e ngritura (një vend i lartë në Xhenet) në të njëjtën mënyrë sikurse shihet një yll i ndritshëm larg në horizontin lindor apo perëndimor; kjo për shkak të superioritetit mbi njëri-tjetrin (në shpërblim).”
Ata thanë: “A është kjo pozita e profetëve të cilën askush tjetër nuk mund ta arrijë”?
Profeti u përgjigj:
“Jo! Pasha Allahun, në duart e të Cilit është jeta ime, ata janë burra që e besuan Allahun dhe po ashtu besuan të dërguarit.”
Transmetuar nga Ebu Malik El-Esh’ari (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Në Xhenet ka shtëpi ku mund të shohësh jashtë nga brenda dhe mund të shohësh brenda nga jashtë, të cilat Allahu i ka përgatitur për ata që dhuruan ushqim, agjëronin vazhdimisht dhe faleshin gjatë natës ndërsa njerëzit po flinin.” 22
Transmetuar nga Ebi Musa (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Në Xhenet ka tenda për besimtarët, e cila është nga një margaritar i zgavërt i cili është gjashtëdhjetë mile i lartë. Ka gra në çdo cep të tij, të cilat besimtari i përshëndet dhe ato nuk mund të shohin njëra-tjetrën.” 23
Transmetuar nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Grupi i parë që hyn në Xhennet do të jetë si hëna e plotë. Ata që vijnë pas tyre do të jetë sikurse ylli më i shkëlqyer në qiell. Pas kësaj, vijnë të tjerët në gradë. Ata nuk do të sekretojnë jashtëqitje, nuk do të urinojnë, nuk do të shfryjnë hundët e tyre dhe nuk do të pështyjnë. Krehërit e tyre janë prej ari, lëndët djegëse në mangallet e tyre nga aloe dhe djersa e tyre do të jetë misk. Forma e tyre do të jetë si forma e një personi me gjatësinë e Ademit të atit të tyre, gjashtëdhjetë Dhira “(një dhira korrespondon me rreth 45 cm).” 24
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Ata nuk do të ketë asnjë lloj mosmarrëveshje mes tyre dhe zemrave të tyre nuk do të posedojnë ndonjë urrejtje. Ata janë si një zemër që në mëngjes dhe në mbrëmje e bën hamd Allahun.”
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Dhe gratë e tyre janë si Hur-ul-Ajn.” 25
Transmetuar nga Xhabiri (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Banorët e Xhenetit hanë dhe pinë aty, por ata nuk pështyjnë, nuk urinojnë, nuk sekretojnë jashtëqitje dhe nuk shfryejnë hundët.”
Ata thanë: ” Çfarë ndodh me ushqimin?”
Ai (salAllahu alejhi ue selem) u përgjigj:
“(ai sekreton) duke gromësitur dhe duke djersitur misk. Ata do të bëjnë hamd dhe lavdërojnë Allahun, aq lehtë sikurse marrin frymë.” 26
Transmetuar nga Zejd bin Erkam (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta e Muhammedit! Një nga ju (d.m.th njerëzit e Xhenetit) do ti ipet një forcë e njëqind burrave në ushqim, pije, seks dhe epsh. Jashtëqitjet kryhen nga djersa që rrjedh nga lëkura juaj si misku në mënyrë që stomaku të bëhet i ngushtë (përsëri).” 27
Transmetuar nga Enesi (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Një vend në Xhenet aq i vogël sa gjatësisa e kamxhikut tuaj ose sa një gjurmë e këmbës është më e mirë se bota dhe çdo gjë që është në të. Dhe në qoftë se një nga gratë e Xhenetit do të kishte shikuar në tokë, ajo do të kishte mbushur hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës me dritë dhe ajo do të kishte mbushur atë me një aromë dhe velloja e saj është më e mirë se bota dhe çdo gjë që është në të.” 28
Transmetuar nga Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Në Xhenet është një shesh ku ata shkojnë në çdo të premte. Era e veriut do të fryjë dhe do të shpërndajë aromën e saj në fytyrat dhe rrobat e tyre dhe do të rrisë bukurinë e tyre dhe të qenët i këndshëm. Kur të kthehen te familjet e tyre, ata do t’u thonë atyre: Pasha Allahun! Ju jeni bërë më të bukur dhe më të lezetshëm se kur u larguat nga ne. Pastaj ata do të thonë: Pasha Allahun! Edhe ju jeni bërë edhe më të bukur dhe më të lezetshëm sesa kur u larguam prej jush.” 29
Transmetuar nga Ebu Saidi (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kur banorët e Xhenetit do të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: Ju gjithmonë do të jenë të shëndetshëm dhe nuk do të sëmureni, ju gjithmonë do të jetoni dhe (asnjëherë) nuk do të vdisni, ju përgjithmonë do të jeni të rinj dhe nuk do të plakeni, ju përgjithmonë do të dëfreheni dhe nuk do të vuani, dhe kjo është deklarata e Allahut (Azze ue Xhel): E atyre u drejtohet thirrje: “Ky është Xheneti, iu dha juve për atë që vepruat.” 7:43.” 30
Transmetuar nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë: Unë kam përgatitur për robërit e Mi të drejtë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe që njeriu kurrë se ka menduar, dhe lexoni nëse doni ”Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim. 32:17” 13
Transmetuar nga Suhejbi (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kur banorët e Xhenetit hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: O banorë të Xhenetit! Ju keni një takim me Allahun dhe Ai do ta përmbushë premtimin e Tij për ju. Ata do të thonë: Ç’është ai premtim? A nuk i ka rënduar peshoret tona dhe ka ndriçuar fytyrat tona, na bëri të hyjmë në Xhenet dhe na shpëtoi nga Xhehnemi? Ai tha: Atëherë, Ai e heq vellon prej tyre në mënyrë që ata të mund ta shohin Atë, dhe pasha Allahun, Allahu nuk u ka dhënë atyre diçka më të dashur dhe më të lumtur se shikim në Të.” 32
Transmetuar nga Ebi Seid el-Khudri (radijAllahu anhu):
“Allahu u thotë banorëve të Xhenetit: Kam vënë kënaqësinë Time mbi ju dhe kurrë nuk do të jemë i zemëruar mbi ju.” 33
O Allah! Na jep përjetësinë në Xhenetin Tënd dhe shtoje kënaqësinë Tënde mbi ne atje, na dhuro ndershmërinë që të shohim fytyrën Tënde dhe përmallimin për t’u takuar me Ty, pa na goditur ndonjë e keqe dha pa u sprovuar me devijim.
O Allah! Dërgo selamet dhe salavatet mbi robin dhe profetin Tënd Muhammedin dhe mbi familjen e tij dhe gjithë sahabët.
1 13:35.
2 47:15.
3 2:25.
4 76:14-20.
5 88:10-16.
6 22:23.
7 76:13.
8 76:21.
9 55:76.
10 Gra të bukura të krijuara nga Allahu dhe jo nga brezi i Ademit, skajet e syve të tyre janë ngjyrë eshke dhe me sy të bardhë.
11 44:51-55.
12 43:70.
15 55:70-72.
16 32:17.
18 Ahmedi dhe Tirmidhi.
19 Muslimi.
20 Bukhari dhe Muslimi kanë rënë dakord.
22 Tabari, edhe transmetuar nga Ahmedi me shtojcën: ”dhe ji i butë në fjalimin tënd”.
23 Bukhari dhe Muslimi kanë rënë dakord.
24 Muslimi.
25 Shih fusnotën 10.
26 Muslimi.
27 Ahmedi dhe Nesai.
28 Bukhari.
29 Muslimi.
30 Muslimi.
31 Bukhari dhe Muslimi kanë rënë dakord.
32 Muslimi.
33 Muslimi.