“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ajetet flasin në formë të përgjithshme dhe specifike në lidhje me ardhjen e Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: “El-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab”, fq. 39-41

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Thotë Allahu:

وَجَاء رَبُّكَ

“Dhe vjen Zoti yt…” 89:22

Dhe thotë Allahu:

أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ

“…ose të vijë Zotit yt…” 6:158

Këto ajete me kuptim të përgjithshëm, interpretuesit e Cilësive të Allahut, i interpretojnë me Fjalët e Allahut Te’ala me kuptim specifik:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن تَأْتِيَهُمُ الْمَلائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ أَمْرُ رَبِّكَ

“A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo dënimi i Zotit tënd?!” 16:33

Si mund të bëjmë tekfir mbi ta, kur në lidhje me disa interpretime, ata mundohen në gjejnë mbështetje në Kuran,

Pra, siç thashë, nuk bëjmë Tekfir mbi ta. Mirëpo, ne themi se ata janë gabim dhe se janë të devijuar në interpretime të ngjashme. Nuk është në këtë kontekst të interpretosh formën e përgjithshme të të shprehurit me atë specifike, për shkak të dallimit në kontekst që kanë ajetet ndërmjet veti. Pra, secili ajet ka kontekstin e vet, që nuk gjendet ai kontekst në ajetin tjetër. Dhe pasi që ky është realiteti, atëherë secili ajet ka kuptimin e vet, që nuk mund të sqarohet/specifikohet me ajetin tjetër, për shkak të dallimit në kontekstet e tyre.

Ibn-ul-Kajjim ka thënë [1]: “Ardhja dhe arritja e Allahut Te’ala është dy lloje: e Përgjithshme (e pakufizuar) dhe Specifike (e kufizuar).
Lloji i parë: Ardhja specifike- shembull: Nëse është për qëllim ardhja e mëshirës ose dënimit të Tij, atëherë është për qëllim ardhja specifike, ashtu siç thuhet në hadith:

حتى جاء الله بالرحمة و الخير

“Derisa të vijë Allahu me mëshirë dhe mirësi.”

Një shembull tjetër është Fjala e Allahut Te’ala:

وَلَقَدْ جِئْنَاهُم بِكِتَابٍ فَصَّلْنَاهُ عَلَى عِلْمٍ

“Vërtetë Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin Ne e kemi shpjeguar në hollësi me dituri mëshirë për njerëzit që besojnë…” 7:52

Dhe thotë Allahu:

بَلْ أَتَيْنَاهُم بِذِكْرِهِمْ 

“Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.” 23:71

dhe:

بَلْ أَتَيْنَاهُم بِذِكْرِهِمْ فَهُمْ عَن ذِكْرِهِم مُّعْرِضُونَ

“Jo. por Ne u kemi sjellë atyre paralajmëruesin e tyre, por ata i largohen dhe i kthejnë shpinën paralajmëruesit të tyre.” 23:71

Gjithashtu, në një ether thuhet:

لا يأتي بالحسنات إلا الله

“Askush nuk vjen me të mira (shpërblime) përveç Allahut.” [2]

Lloji i dytë: Është ardhja dhe arritja e përgjithshme- shembuj të tyre janë Fjalët e Allahut Te’ala:

وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ

“Dhe vjen Zoti yt me engjëjt radhë radhë …” 89:22

Dhe thotë Allahu:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ اللّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ وَالْمَلآئِكَةُ

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve me engjëjt?” 2:210

Kjo mund të jetë pra Ardhja e Allahut Subhaneh. Ky është shembulli i ardhjes së përgjithshme/të pakufizuar. E çfarë të thuhet kur ardhja e Tij specifikohet qartazi, siç kemi shembullin e ajetit:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن تَأْتِيهُمُ الْمَلآئِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ أَوْ يَأْتِيَ بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ

“A mos vallë atëherë presin ndonjë gjë tjetër, që tu vijnë melekët ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd?” 6:158

Në këtë ajet, Allahu Subhanehu ue Te’ala ardhjes së Tij, ia bashkëngjit ardhjen e melaikeve dhe pastaj ardhjes së shenjave të Tij, ia bashkëngjit ardhjen e Tij.”

________________________________________

[1] “Essaua’ik” 2/385-386 (teksti i paraqitur është i shkurtuar nga vetë autori i këtij artikulli v.p.)
[2] Ebu Davudi në “Et-Tibb” 3919.

Shpërndaje: