Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (3/712)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:
قُلْ إِن ضَلَلْتُ فَإِنَّمَا أَضِلُّ عَلَى نَفْسِي وَإِنِ اهْتَدَيْتُ فَبِمَا يُوحِي إِلَيَّ رَبِّي إِنَّهُ سَمِيعٌ قَرِيبٌ
”Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai dëgjon çdo gjë dhe është gjithmonë afër!” 1
Kjo do të thotë se Ai dëgjon lutjet e robërve të Tij dhe është pranë kur Ai i përgjigjet lutësit. Nesai transmeton nga Ebu Musa se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“O njerëz! Qetësohuni! Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose që mungon. Ju po i luteni Atij që dëgjon, sheh dhe i përgjigjet lutjes. “ 2
____________________________
1 34:50
2 Bukhari (2992).