“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu e do namazin që falët në kohë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/457-458)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

5 – Kapitulli mbi vlerën e faljes së namazit në kohë

527 – Abul-Uelid Hisham bin Abdil-Malik na tregoi: Shu’bah na tregoi: el-Uelid bin el-Ajzar më tregoi: E kam dëgjuar Ebu Amr esh-Shejbanin dukë thënë: Pronari i asaj shtëpie na tregoi (dhe bëri me isharet kah shtëpia e Abdullahit):

”E pyeta profetin ﷺ se cilat vepra Allahu (te ala) i do më së shumti.

Ai tha: ”Namazi në kohën e vet.”

I thashë: ”Pastaj cilën?”

Ai u përgjigj: ”Bamirësia ndaj prindërve.”

I thashë: ”Pastaj cilën?” 

Ai u përgjigj: ”Xhihadi në rrugën Allahut.”

Po ta kisha pyetur më shumë, ai do të vazhdonte të përgjigjej.”

Hadithi pohon dashurinë e Allahut (azze ue xhel), sepse ai pyeti se cilat vepra Allahu i do më së shumti. Selefët thanë se Allahu (te ala) do, dhe se dashuria e Tij është e lidhur me persona, vepra dhe vende. Dhe në qoftë se ka argumente se ajo është e lidhur edhe me kohë të veçanta, edhe ne e pohojmë atë.

Njerëzit të cilët mohojnë dhe të shtrembërojnë thonë se Allahu as nuk do veprime, as individë, as kohë apo vende. Kur këta njerëz konfirmojnë dhe mohojnë cilësitë e Allahut, kështu që ata i referohen intelektit. Kjo është padyshim një abuzim dhe keqpërdorim. Cilësitë e Allahut i përkasin çështjeve të fshehura dhe konfirmohen ose mohohen vetëm në bazë të dëshmive në Kuran dhe sunnet.

Pastaj gjithashtu mund të vënë në dyshim këto intelekte që do të gjykojnë Kuranin dhe sunnetin; një intelekt konfirmon një cilësi dhe mohon një tjetër; çfarë intelekti është ai që do të gjykojë Kuranin dhe Sunnetin atëherë, atëherë?

Allahu qoftë i kënaqur me imam Malikun (rahimehullah) i cili ka thënë:

”A do të braktisim Kurani dhe sunnetin çdo herë kur një person është më i mirë në debat se një tjetër?”

Ky pra nuk është një arsyetim i duhur. Ne besojmë se Allahu edhe do  dhe duhet me një dashuri të vërtetë. Megjithatë, dashuria e Tij nuk është si dashuria jonë. Nëse ne e ndiejmë se dashuria jonë ndryshon ndaj të dashurit, atëherë çfarë të themi për dashurinë e Allahut ndaj robit?

Një burrë do për shembull ushqim të mirë, shokun e tij, fëmijët e tij, gruan e tij, Allahun dhe të dërguarin e Allahut ﷺ.  A është dashuria e tij për ata të gjithë e njëjtën? Kurrë. Ajo ndryshon jashtëzakonisht. Babai e do ushqimin e mirë, por ai i do fëmijët e tij më shumë. Pra dashuria ndryshon me fjalë të tjera. Me këtë që thash dashuria e Allahut ndryshon nga dashuria e krijesave edhe më shumë.

O musliman! Konfirmoje dashurinë e Allahut dhe thuaj se dashuria është një cilësitë e Zotit tonë të cilën edhe Ai dhe i dërguari i Tij ﷺ e kanë konfirmuar. Megjithatë, ajo nuk i ngjason dashurisë së krijesave.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram