Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 124-126
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ ka thënë:
“Allahu e krijoi Ademin në pamjen e Tij.” 1
Kjo do të thotë se Allahu e krijoi Ademin me dëgjim, shikim, të folur, fytyrë, duar, këmbë dhe gjëra të tjera. Allahu dëgjon dhe gjithashtu Ademi dëgjonte. Allahu flet dhe gjithashtu Ademi fliste dhe kështu me radhë. Megjithatë, ai nuk i ngjante Allahut as në qenien dhe as në cilësitë e Tij:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”2
Sa i përket thënies se përemri i referohet Ademit, kjo është gabim. Ai që e thotë këtë dëshiron t’i shmanget përngjasimit.
1 Bukhari (6227) dhe Muslimi (2841)
2 42:11