Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Mukadimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akideh (8)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si mund të bashkojmë mes të qenurit e Allahut mbi arsh dhe asaj që është transmetuar se Ai e vë fytyrën e Tij përpara namazliut?
Përgjigje: Ai e bënë këtë ndërsa është mbi arshin e Tij, e vë fytyrën e Tij përpara namazliut ndërsa Ai -subhanehu ue te ala- është mbi arshin e Tij. Allahu nuk krahasohet me krijesat e Tij. Allahu nuk krahasohet me krijesat e Tij. Ai e vë fytyrën e Tij siç dëshiron Ai -subhaneh-. Ai është i aftë për çdo gjë.
I dërguari i Allahut ka thënë ﷺ: ”Mos u ktheni anash kur jeni duku u falur se vërtetë Allahu e vë fytyrën e Tij drejt fytyrës së robit Të tij kur ai falet përderisa sa ai nuk kthehet anash.”
Transmeton Tirmidhi dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik. Imam Albani në Sahih Et-Targhib (353).