“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Allahu është Es-Selam

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 152
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Është transmetuar se Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Kur faleshim me profetin ﷺ, e kishim zakon të thoshim (në teshehud): ”Selami (paqja) qoftë për Allahun nga robërit e Tij, selami qoftë për filanin dhe filanin.”

Profeti ﷺ na tha: ”Mos thoni: ”Selami qoftë për Allahun sepse Allahu është Es-Selamu (Paqedhënësi).” Bukhari (835) dhe Muslimi (402).

Shpjegimi:

1 – Është transmetuar se Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Kur faleshim me profetin ﷺ, e kishim zakon të thoshim (në teshehud): ”Selami (paqja) qoftë për Allahun nga robërit e Tij, selami qoftë për filanin dhe filanin.”

Profeti ﷺ na tha: ”Mos thoni: ”Selami qoftë për Allahun sepse Allahu është Es-Selamu (Paqedhënësi).”

”Es-Selam” ka dy kuptime:

1 – Ai që është i pastër nga çdo e metë. Ai posedon përsosmërinë absolute në çdo mënyrë, në qenien e Tij, në emrat, në cilësitë dhe në veprat e Tij.

2 – Ai që u jep selam (paqe dhe shpëtim) robërve të Tij. Prandaj nuk thuhet: ”Selami qoftë për Allahun” sepse kjo është lutje ndërsa Allahu nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë për lutjet e njerëzve. Ajo që është obligim është që ta nderojmë dhe madhërojmë Atë dhe të besojmë se Ai është i cilësuar me cilësi të përsosura dhe se e mira dhe dëmi vijnë prej Tij. Megjithatë, është e saktë që të thuhet: ”Selami qoftë mbi filanin” sepse njerëzit kanë nevojë për shpëtim dhe lutje. Të thuhet: ”Nuk do të ishim udhëzuar po të mos ishte i dërguari ﷺ” është e pa dëmshme nëse është për qëllim daveti i tij ﷺ. Përndryshe është më mirë të thuhet ”Po të mos kishte qenë Allahu, pastaj daveti i të dërguarit ﷺ ne nuk do të ishim udhëzuar”.

Shpërndaje: